HomeKultureDy javë me aktivitete kulturore nga Fondi Kulturor Zviceran

Dy javë me aktivitete kulturore nga Fondi Kulturor Zviceran

Advertismentspot_img

 Në Tiranë nisën aktivitetet e Javës Kulturore Zvicerane 2026 (26 janar-7 shkurt) e cila rikthehet me një program të kuruar ekspozitash, performancash, shfaqjesh dhe diskutimesh publike, duke vendosur kulturën në qendër të reflektimit mbi shoqërinë, kujtesën dhe të ardhmen e mundshme.

Në një program dyjavor janë parashikuar 10 projekte artistike: ekspozita, performanca dhe diskutime publike nga artistë shqiptarë. Aktivitetet nisën dje në Librarinë Valentini, e organizuar nga Ambasada Zvicerane dhe Fondi Kulturor Zviceran (SCF).

“Bashkëpunimi ndërkombëtar i Zvicrës e njeh kulturën si një mjet thelbësor për arritjen e qëllimeve të zhvillimit. Krahas mbështetjes sonë të vazhdueshme për demokracinë dhe ekonominë në Shqipëri, ne mbështesim gjithashtu sektorin e pavarur kulturor”, tha ambasadorja zvicerane, Ruth Huber, në hapje.

E pranishme në hapje ishte zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa, e cila gjithashtu theksoi nevojat kryesore të sektorit kulturor në Shqipëri dhe shprehu falënderime për mbështetjen e partnerëve të tillë si ambasadat.

Ndryshe nga javët kulturore të organizuara nga ambasadat, ky program dallohet pasi paraqet vepra dhe shfaqje nga artistë shqiptarë.

“Ajo që është zvicerane në këtë javë, është vetëm mbështetja përmes programit të bashkëpunimit, ndërsa prodhimet dhe performancat janë të gjitha punë dhe ide të artistëve të pavarur shqiptarë”, tha ambasadorja.

Aktivitetet e mbështetura nga Ambasada Zvicerane, përveç Tiranës do të përfshijnë edhe qytetet e Elbasanit e Shkodrës.

Që prej 2017, Fondi Kulturor Zviceran ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e artistëve të pavarur dhe praktikuesve të kulturës në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht, SCF përqendrohet në shfrytëzimin e arteve dhe kulturës për të nxitur dialogë kuptimplotë mbi çështjet e zhvillimit, duke shfaqur aftësinë unike të artit për të frymëzuar reflektim dhe lidhje. Ai është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.ATSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular