HomeEkonomiLirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Doganave, e zëvendëson Besmir Beja....

Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Doganave, e zëvendëson Besmir Beja. Ja detyra që merr Gazheli. Gentian Kerri, Sekretar i Përgjithshëm i “Financave”

Advertismentspot_img

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Këshilli i Ministrave njoftoi se ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Gent Gazheli.

Sipas vendimit të qeverisë zoti Gazheli emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular