UEFA ia ka besuar pesë arbitrave shqiptarë një nga ndeshjet e raundit të fundit të Europa League.
Bëhet fjalë për përballjen mes Sturm Graz dhe Brann, e cila do të gjykohet nga arbitri shqiptar Juxhin Xhaja.
Xhaja është caktuar si arbitër kryesor i këtij takimi, ndërsa do të asistojë nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Gjyqtar i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj, duke kompletuar kështu një trupë plotësisht shqiptare në fushë.
Sa i përket teknologjisë VAR, arbitër kryesor në sallë do të jetë zvicerani Lukas Fähndrich, i ndihmuar nga arbitri shqiptar Kreshnik Bajramaj.
Ky emërim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në një fazë vendimtare të një kompeticioni prestigjioz si Europa League.







