HomeKulture“Unë jam NGJYRA”/Konkurs Kombëtar i Pikturës për fëmijët 6-15 vjeç. Pranimet deri...

“Unë jam NGJYRA”/Konkurs Kombëtar i Pikturës për fëmijët 6-15 vjeç. Pranimet deri me 13 prill për të talentuarit nga të gjitha trevat shqipfolëse

Advertismentspot_img

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë fton fëmijët e talentuar në pikturë të marrin pjesë në edicionin e dytë të Konkursit Mbarëkombëtar të Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”.

Përveç çdo fëmije nga Shqipëria, në konkurs mund të bëhen pjesëmarrës edhe fëmijët e talentuar nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Tema e edicionit të 2026-ës është “Zogjtë” dhe koha e pranimit të aplikimeve është deri më 13 prill 2026. Fëmijët pjesëmarrës në konkurs do të ndahen në tre kategori: 6-9 vjeç, 10-12 vjeç, 13-15 vjeç

Punimi i artistëve të vegjël do të duhet të dërgohet fizikisht ose me postë, te Teatri i Kukullave dhe mund të jetë punuar me teknikat: akrelik, akuarel, ngjyra druri, lapustila, pastel, grafikë, teknika mikse, etj, në formatin A3, letër kartoni.

Pas mbledhjes së punëve, një juri e jashtme profesionistësh do të përzgjedhë punimet më të mira nga secila kategori. Vetëm konkurrentët finalistë nga secila kategori do të njoftohen për të marrë pjesë në ekspozitën që do të organizohet me këtë rast në Tiranë.

Për secilën kategori moshe do të ketë nga 3 çmime të para.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular