HomePolitikeAmbasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në...

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

Advertismentspot_img

Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar qytetarët shqiptarë që të respektojnë kushtet e vizës dhe periudhën e qëndrimit në SHBA. 

Teksa ka rishpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan për Çështje Konsullore, ambasada sqaron se qëndrimi në SHBA përtej afatit të caktuar, mund të sjellë pasoja të rënda, si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. 

Sipas ambasadës, qëndrimi i tejzgjatur ndikon në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA. 

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim./et

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular