Spektakli nuk ka munguar në ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions, aty ku surprizat ndryshuan situatën e të gjithë renditjes
Chelsea arriti të mposhte me përmbysje Napolin në “Maradona” me rezultatin 2-3, me kampionët e Italisë që e shohin veten jashtë këtij kompeticioni.
Barcelona bëri detyrën, duke mundur 4-1 Copenhagen dhe duke u kualifikuar kështu mes 8 ekipeve më të mira.
Jashtë kësaj 8-she ngeli Reali, që u mposht 4-2 nga Benfica e Mourinhos, ndërsa i njëjti fat ndoqi edhe kampionët në fuqi të PSG-së, që barazuan 1-1 me Newcastle.
Arsenali u tregua perfekt, duke fituar të gjitha ndeshjet, pas triumfit 3-2 me Kairat Almaty, ndërsa Bayerni nuk gaboi kundër PSV-së.
Interi arriti një fitore të madhe, 0-2 kundër Dortmundit, edhe pse nuk i ndihmoi zikaltrit të arrinin 8-shen më të mirë.
REZULTATET:
Ajax 1-2 Olympiacos
Arsenal 3-2 Kairat Almaty
Gyokeres 3′, Havertz 16′, Martinelli 36′ / Jorginho (P) 7′, Ricardinho 90+4′
Ath. Bilbao 2-3 Sporting CP
Atl. Madrid 1-2 Bodo/Glimt
Barcelona 4-1 Copenhagen
Lewandowski 48′, Yamal 60′, Raphinha (P) 69′, Rashford 85′ / Dadason 5′
Bayer Leverkusen 3-0 Villarreal
Benfica 4-2 Real Madrid
Schjelderup 37′, 54′, Pavlidis (P) 45+5′ / Mbappe 30′, 58′
Club Brugge 3-0 Marseille
Dortmund 0-2 Inter
Dimarco 81′, Diouf 90+4′
Eintracht Frankfurt 0-2 Tottenham
Kolo Muani 47′, Solanke 77′
Liverpool 6-0 Qarabag
Mac Allister 15′, 61′, Wirtz 21′, Salah 50′, Ekitike 57′, Chiesa 90′
Manchester City 2-0 Galatasaray
Haaland 11′, Cherki 29′
Monaco 0-0 Juventus
Napoli 2-3 Chelsea
Vergara 33′, Hojlund 43′ / Enzo Fernandez (P) 19′, Joao Pedro 61′, 82′
Pafos 4-1 Slavia Prague
PSG 1-1 Newcastle
Vitinha 8′ / Willock 45+2′
PSV 1-2 Bayern Munich
Saibari 78′ / Musiala 58′, Kane 84′
Royal Union 1-0 Atalanta

Pas 90 minutave të fundit plot tension të Fazës së Ligës së Champions-it, më në fund janë dhënë vendimet e para.
Interi, Juventusi dhe Atalanta do të avancojnë në fazën eliminatore, me të tre ekipet italiane që do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi, dërsa Napoli tërhiqet pas humbjes në “Maradona” me Chelsea. Pesë ekipe angleze avancojnë direkt në raundin e 16-tave, ndërsa Real Madridi i vendit të tretë u eliminua çuditërisht nga tetë ekipet e para nga fitorja e Sportingut dhe, më e rëndësishmja, nga Benfica e Mourinhos, e cila u kualifikua për shkak të diferencës së golave falë një goli në sekondën e fundit nga portieri i tyre Trubin.

Ekipet do të garojnë në ndeshje eliminatore do të luajnë brenda dhe jashtë, me fituesit që avancojnë në raundin e 16-tave. Duke filluar me ndeshjet eliminatore, turneu do të ketë një short në stilin e tenisit. Çiftet përfundimtare do të përcaktohen nga shorti të premten, më 30 janar, i cili do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Uefa.com dhe në aplikacionin zyrtar të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Si funksionon: Klubet do të çiftëzohen bazuar në pozicionin e tyre në fund të fazës së ligës, duke formuar katër çifte të renditura (klubet në pozicionet 9 deri në 16) dhe katër çifte të pa renditura (pozicionet 17 deri në 24). Klubet në secilin çift të renditura shortohen kundër klubeve në secilin çift të pa renditura: klubet 9 ose 10 kundër klubeve 23 ose 24, klubet 11 ose 12 kundër klubeve 21 ose 22, klubet 13 ose 14 kundër klubeve 19 ose 20, dhe klubet 15 ose 16 kundër klubeve 17 ose 18.
Të renditura: Real Madrid, Inter, PSG, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen.
Të pa renditura: Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo Glimt, Benfica.
Pa kufizime: Ekipet mund të luajnë kundër njëra-tjetrës nga e njëjta federatë në fazën eliminatore. Lejohen edhe ndeshjet midis klubeve që janë përballur tashmë me njëra-tjetrën në fazën e ligës.

Kur do të luhen: Ndeshjet përbëhen nga një ndeshje e parë dhe një ndeshje e dytë; në parim, skuadra e renditur do të luajë ndeshjen e dytë në shtëpi. Secila skuadër do të luajë një herë të martën dhe një herë të mërkurën. UEFA do të konfirmojë orarin, duke përfshirë datat e ndeshjeve dhe oraret e fillimit, pasi të jetë hedhur shorti.
Ndeshja e parë: 17/18 shkurt 2026
Ndeshja e dytë: 24/25 shkurt 2026

Të gjitha datat: Tetë ekipet që kalojnë nga play-off për fazën eliminatore shkojnë në raundin e 16-shes, i cili do të shortohet të premten, më 27 shkurt 2026.
Raundi i 16-shes: 10 dhe 11 mars (ndeshja e parë), 17 dhe 18 mars (ndeshja e dytë)
Çerekfinalet: 7 dhe 8 prill (ndeshja e parë), 14 dhe 15 prill (ndeshja e dytë)
Gjysmëfinalet: 28 dhe 29 prill (ndeshja e parë), 5 dhe 6 maj (ndeshja e dytë)
Finalja: 30 maj
Ku do të luhet finalja: Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 30 maj 2026, në Puskas Arena në Budapest, Hungari. Stadiumi ka një kapacitet prej 67,215 spektatorësh. Kjo është hera e parë që finalja luhet në Hungari.







