HomeKronikeFOTOT/Lexus, Lamborghini, Porsche, makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së...

FOTOT/Lexus, Lamborghini, Porsche, makinat luksoze që ranë në rrjetën e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara

Advertismentspot_img

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Në katalog bien në sy makina luksoze si Lexus, Lamborghini apo edhe Porsche që kapin vlerën mbi 100 mijë euro.

“Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

“Publikimi i këtij katalogu synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacion, duke i dhënë mundësi çdo pale të interesuar të njihet me pasuritë e luajtshme që ndodhen nën administrimin e AAPSK-së. Njëkohësisht, ky hap krijon bazën për procese të mëtejshme të administrimit, përdorimit ose tjetërsimit të këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësore përkatëse”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular