HomePolitike“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Hapësira moderne,...

“Shtëpia e re e fëmijëve” dhe “Kompleksi i Inspektorateve”, Rama: Hapësira moderne, u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Konkursin Ndërkombëtar për prezantimin e projekt-ideve në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e re të fëmijëve” dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”, theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve për partneritet publik-privat në realizimin e hapësirave të reja për funksione publike.

Rama theksoi se përmes këtij procesi, Shqipëria po zhvillon një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe arkitekturore. Ai përmendi ndër të tjera: Stadiumin e ri me standarde europiane, Bibliotekën e re Kombëtare, kompleksin e ri të zyrave për administratën, Pallatin e ri të Sportit, si dhe një varg veprash të tjera me interes publik, që tashmë ndodhen në faza të avancuara dhe disa prej tyre gati për marrjen e lejes së zhvillimit dhe fillimin e punës.

“Kemi arritur të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve, që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe madje një pjesë e tyre janë gati për të marrë lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi, do kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh; Bibliotekën e re Kombëtare; do të kemi një kompleks të ri zyrash për administratën për një numër të konsiderueshëm institucionesh; pallatin e ri të sportit një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen konsensuale të jurisë ndërkombëtare dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik”, deklaroi Rama.

Më tej ai theksoi se falë këtij projekti, hapen dy drejtime të reja për të ardhmen, krijimi i kushteve tërësisht të reja për fëmijët në nevojë dhe jetimët, si dhe për korpusin e ri të inspektorateve.

Ai shtoi se Shqipëria po funksionon si një “universitet i hapur” për arkitektët e rinj dhe studiot e reja, të cilët përmes bashkëpunimit me studio të mëdha ndërkombëtare kanë mundësi të fitojnë njohuri dhe eksperienca që nuk ofrohen në universitetet ose praktikat e zakonshme.

Qëllimi i këtyre projekteve është krijimi i hapësirave moderne, funksionale dhe dinjitoze për shërbime publike dhe komunitetin, duke rritur standardet e infrastrukturës në vend.

Sot në këtë projekt ne i hapim rrugë 2 drejtimeve të reja për të ardhmen duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët; njëkohësisht dhe për korpusin e ri të inspektorateve.

Shqipëria është një universitet i hapur që i jep mundësi të gjithë arkitektëve të rinj, studiove të reja që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me studio të mëdha, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që s’ka asnjë universitet apo praktikë pune që një studio e huaj të jep”, deklaroi kryeministri në fjalën e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular