HomeRajoniAlbin Kurti i shtrin dorën opozitës: Të bashkëpunojmë për zgjedhjen e presidentit

Albin Kurti i shtrin dorën opozitës: Të bashkëpunojmë për zgjedhjen e presidentit

Advertismentspot_img

Në ditën e përfundimit të rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkon bashkëpunim me opozitën.

Partia e Kurtit, që ka fituar 51% të votave, ka interesim për një bashkëpunim me opozitën, pasi Vetëvendosje e vetme nuk mund të zgjedhë presidentin e ri në mars të këtij viti.

“Unë besoj që në raport me opozitën, te marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe te konstituimi i Kuvendit, do të shohim se a po ia fillojmë një kapitull të ri që dallon nga ai i vitit 2025 që sapo e kaluam. Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë.

Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën.

Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita”, tha ndër të tjera Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka amnisti për manipuluesit e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sa i përket Bordit të Paqes, Kurti thotë se kudo që ka nevojë për paqen në botë, Kosova dëshiron të kontribuojë.

Ai nuk e komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ende nuk e ka marrë arsyetimin e plotë. Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar jokushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular