Në vijim të takimeve të tij me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte këtë të enjte në Himarë.
Në takimin me strukturat drejtuese të PD në Himarë, Salianji mësoi për sjelljet antidemokratike dhe që dëmtojnë frymën e garës që janë ndërmarrë edhe në këtë degë të PD. Ai kritikon lidershipin aktual për shkatërrimin e garave dhe përjashtimin e anëtarësisë nga vendimmarrja, duke e cilësuar situatën si të papranueshme.
Sipas Salianjit, pa demokraci të brendshme dhe respekt për anëtarët, PD nuk mund të ketë besueshmëri përballë qytetarëve.
Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.
Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë atë nga vendimmarrja.
Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.
Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.
Ata janë pronarët e vërtetë të Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.
Politikani demokrat Ervin Salianji ka qenë këtë të enjte në qytetin e Himarës, ku është takuar me sekretarin e degës së Partisë Demokratike, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë.
Ai thotë se ka dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë dhe thekson se ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.
Si një ndër zërat kritik në PD që tashmë raportohet se është përjashtuar nga partia, Ervin Salianji i ka dërguar “mesazh” të qartë Sali Berishës dhe Flamur Nokës, se kush janë pronarët e vërtetë të partisë më të madhe opozitare.
“Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen. Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve”, shkruan ish-deputeti.
Ervin Salianji vazhdon më tej me paralelizmin e tij, kur thotë se nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë.
Më e keqja mes atyre që po ndodh, thekson ai, është përjashtimi i anëtarëve dhe drejtuesve të strukturave nga vendimmarrja. “Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë”, shkruan Ervin Salianji.







