Pyetje: Zonja Ndrejaj, viti 2026 sapo ka nisur. Me çfarë energjie dhe vizioni hyn SIGMA VIG në këtë vit të ri?
Përgjigje: Viti 2026 nis për ne me një energji të re, ambicioze dhe shumë të fokusuar. Është një vit ku SIGMA VIG hyn me besim të plotë, si pjesë e Vienna Insurance Group, i vetmi grup europian që operon në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Ky nuk është thjesht një fakt institucional; është një garanci për stabilitet, profesionalizëm dhe standarde evropiane të cilat zbatohen çdo ditë në shërbim të klientëve tanë.
Pyetje: Çfarë do të thotë konkretisht për klientët shqiptarë të qenit pjesë e Vienna Insurance Group?
Përgjigje: Do të thotë siguri në kuptimin më të plotë të fjalës. Vienna Insurance Group sjell një trashëgimi të gjatë austriake në menaxhimin e rrezikut, qeverisjen korporative dhe mbrojtjen e interesit të klientit. Për klientët tanë kjo përkthehet në produkte më të strukturuara, procese më transparente, pagesa dëmesh të sigurta dhe një mbrojtje afatgjatë e cila nuk ndryshon sipas cikleve të tregut lokal.
Pyetje: Klienti përmendet shpesh si në qendër të strategjisë suaj. Si materializohet kjo në praktikë?
Përgjigje: Për ne, klienti nuk është një statistikë, por pika e nisjes së çdo vendimi. Në vitin 2026, fokusi ynë mbetet përmirësimi i përvojës së klientit në çdo kontakt me SIGMA VIG nga momenti i informimit, te blerja e policës, e deri te menaxhimi i dëmeve. Po investojmë fort në thjeshtimin e proceseve, në komunikim të qartë dhe në zgjidhje që respektojnë kohën dhe nevojat reale të klientëve.
Pyetje: Si ndikon ekspertiza austriake në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja?
Përgjigje: Ekspertiza austriake është një avantazh strategjik i pakrahasueshëm. Ajo na lejon të adoptojmë praktikat më të mira evropiane në marrje në sigurim, në menaxhimin e riskut dhe në dizajnin e produkteve. Ne nuk po shpikim nga e para, po përfitojmë nga përvoja e provuar e një grupi që operon me sukses në shumë tregje evropiane, duke i përshtatur këto zgjidhje me realitetin shqiptar.
Pyetje: Çfarë roli luan teknologjia dhe inovacioni në këtë fazë të re të SIGMA VIG?
Përgjigje: Teknologjia është shtylla jonë kryesore për rritje dhe efikasitet. Risitë më të fundit që vijnë nga Vienna Insurance Group do të vazhdojnë të implementohen në mënyrë graduale në Shqipëri, nga digitalizimi i proceseve të brendshme, te platformat që përmirësojnë ndërveprimin me klientin. Qëllimi ynë është i qartë: shërbime më të shpejta, më të sakta dhe më të aksesueshme.
Pyetje: Përveç teknologjisë dhe ekspertizës, cilat janë avantazhet e tjera që sjell përkatësia në një grup austriak?
Përgjigje: Ka disa avantazhe thelbësore. Së pari, stabiliteti financiar dhe fuqia, të cilat garantojnë besueshmëri afatgjatë, jo vetëm për punonjësit por edhe për klientët. Së dyti, kultura e fortë e qeverisjes korporative dhe e përputhshmërisë me standardet më të larta evropiane. Së treti, investimi në burimet njerëzore, trajnimet e shumta, shkëmbimi i eksperiencave ndërkombëtare dhe zhvillimi profesional i stafit tonë. Dhe mbi të gjitha, një filozofi biznesi që ndërton besim, jo thjesht shitje.
Pyetje: Si e shihni pozicionimin e SIGMA VIG në tregun shqiptar gjatë vitit 2026?
Përgjigje: Ne synojmë të forcojmë më tej pozicionin tonë si një kompani që kombinon besimin lokal me standardet ndërkombëtare. Viti 2026 do të jetë një vit konsolidimi, por edhe inovacioni, ku SIGMA VIG do të dallohet për qasje moderne, përgjegjësi ndaj klientëve dhe një vizion të qartë afatgjatë.
Pyetje: Një mesazh për klientët dhe partnerët tuaj në fillim të këtij viti të ri?
Përgjigje: Mesazhi im është i thjeshtë dhe i sinqertë: SIGMA VIG hyn në vitin 2026 më e fortë, më e përgatitur dhe më e angazhuar se kurrë. Me mbështetjen e Vienna Insurance Group dhe me fokus të pandryshuar te klienti, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë siguri, besim dhe vlerë reale për çdo individ dhe biznes që na beson.







