HomePolitikeBerisha njofton protestën e radhës kombëtare më 10 shkurt. Nuk përjashton asnjë...

Berisha njofton protestën e radhës kombëtare më 10 shkurt. Nuk përjashton asnjë skenar, por a do të jetë km i fundit që iu premton mbështetësve?!

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se protesta e radhës e opozitës do të jetë në datën 10 shkurt në orën 17:00, ku ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen tubimit.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se revolta dhe zemërimi qytetar janë e vetmja rrugë për të rrëzuar, sipas tij regjimin.

Berisha deklaroi se Rama me Ballukun sfidojnë drejtësinë, duke u shfaqur të dy në publik, sipas tij kjo është ofendim për qytetarët.

Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është fjala juaj, është guximi juaj, është revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë ndaj vjedhjes, ndaj narkoshtetit, ndaj varfërimit dhe mjerimit nga plaçkitja e kësaj qeverie, që duhet të shpëtojë, dhe do të shpëtojë Shqipërinë.

Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij, shëtit si i vdekuri me të gjallin me Lubi Ballukun, për t’u thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët, për t’i ofenduar ata dhe më shumë se ofendim, se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkis dhe se mos mendoni kurrë se drejtësia apo ligji janë për Ramën apo Lubinë, por janë vetëm për ata që duan këta të dy.

Ka qenë dhe është bindja ime më e prerë, se është vetëm sovrani, gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këtë grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të largohen një minutë e më parë nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike, zgjedhje të ndershme.
Në Tiranë, dhe kudo në Europë dhe botë, 24 janari është i gjallë çdo ditë. Çka do të thotë, qytetarët shqiptarë, shqiptarët në diasporë dhe kudo, miqtë e shqiptarëve, presin protestën, revoltën dhe vetëm revoltën e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat, gratë, të moshuarit, të bashkohemi ne datën 10 shkurt në ora 5 në Tiranë për t’i dhënë leksionin e merituar kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

Teksa opozita do të protestojë në shesh më 10 shkurt, kreu i PD-së Sali Berisha nuk përjashtoi asnjë skenar mbi atë se çka mund të ndodhë në tubim.

Ne nje dalje publike në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre, se opozita ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile.

“Kemi në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile. Ndaj PD kërkon dhe fton qytetarët që të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje, por kjo kërkon qartësi. Kërkon që çdo qytetar të realizojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, ku pushtet janë në një dorë.”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular