HomeKronikeFOTOT/Bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas! Rruga mbulohet nga rrëshqitja masive e gurëve. Apeli i...

FOTOT/Bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas! Rruga mbulohet nga rrëshqitja masive e gurëve. Apeli i policise: Shmagni lëvizjen

Advertismentspot_img

Masat e mëdha shkëmbore kanë mbulluar plotësisht segmentin rrugor

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas është i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve që kanë rënë mbi trasenë e rrugës, në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”.

Masat e mëdha shkëmbore kanë mbulluar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve. Qytetarët kanë mbetur të bllokuar në trafik, teksa ky aks është një nga më të rëndësishmit që lidh Librazhdin me Juglindjen e Shqipërisë.

Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun. Ndërkohë, pritet ndërhyrja e mjeteve nga kompanite që mirëmbajnë këtë segment. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë  për hapjen e rrugës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular