HomeEkonomiTatimet zbresin në Vlorë dhe Sarandë, penalizime për agjencitë imobiliare dhe sektorin...

Tatimet zbresin në Vlorë dhe Sarandë, penalizime për agjencitë imobiliare dhe sektorin e ndërtimit

Advertismentspot_img

Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren, ka vijuar kontrollet në agjencitë imobiliare dhe kompanitë ndërtuese në Vlorë dhe Sarandë, pas inspektimeve të kryera më parë në Tiranë.

Gjatë këtyre verifikimeve janë konstatuar shkelje të shumta të ligjit tatimor, përfshirë shmangie të detyrimeve, mospërputhje mes çmimeve të kontratave dhe atyre reale, mosdeklarim të punonjësve dhe përdorim të dokumentacionit jotatimor. Analizat paraprake tregojnë transaksione në cash dhe praktika të tjera me risk fiskal të lartë.

Janë sekuestruar kompjuterë dhe të dhëna elektronike për hetime të mëtejshme, ndërsa administrata tatimore paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, duke ftuar subjektet që të përmbushin detyrimet tatimore sipas ligjit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular