HomeKultureGonxhja: 1,5 milionë vizitorë në site, muze, kala, 16% më shumë krahasuar...

Gonxhja: 1,5 milionë vizitorë në site, muze, kala, 16% më shumë krahasuar me 2024-ën

Advertismentspot_img

 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot se gjatë vitit të kaluar sitet kulturore, muzetë dhe kalatë në vend i kanë vizituar rreth 1,5 milionë vizitorë, një shifër kjo 16% më e lartë krahasuar me vitin 2024.

Ministri Gonxhja, gjatë një konference për shtyp me gazetarët në ambientet e MTKS, u shpreh se janë “hapur disa atraksioneve të reja të artit/kulturës, si Galeria Kombëtare e Arteve (GKA); Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (QKKF), janë rijetëzuar tetë kinoteatro, Shtëpia Muze e Aleksandër Xhuvanit Elbasan, Muzeu Arkeologjik Durrës, Qendra e Vizitorëve Apoloni, Pallati i Kulturës Mat dhe dy kala të rijetësuara, si Borshi dhe Kanina”.

Sipas Gonxhes, kantieret në proces janë Teatri Kombëtar, MHK, Muzeu Hebre në Vlorë dhe Kalaja e Shkodrës, rijetësim e restaurim.

Ndërsa, projekte të tjera në proces sipas Gonxhes janë Qendra e Vizitorëve Bylis, Qendra e Vizitorëve Butrint, Muzeu i Arbëreshëve Vuno, Biblioteka e re Kombëtare, Muzeu Etnografik Berat, Muzeu i Pavarësisë Vlorë, Muzeu BESA, Kalaja e Beratit dhe Elbasanit rijetësim, çadër e re për Cirkun Kombëtar, Kampet e Restaurimit (MTKS – UNESCO) në disa objekte.

Gonxhja tha se do të ketë procese restaurimi dhe gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, restaurimi i manastirit të Derviçanit dhe ringritja e konakëve, Kisha e Shën Ilias, Lekël dhe e Shën Dhimitrit në Senicë (pas zjarreve të vjetshme), Manastiri i Ungjëllizimit në Vanistër, Manastiri Shën Mërisë në Goranxi, Manastiri i Mingulit, Kisha e Shën Mërisë së Drianit, Zervat, Teqja e Koshtanit, Kisha e Shën Gjergjit, Roskovec, Kisha e Shën Shergjit dhe Bakut, Himarë, Kulla e Turanit, Korçë, Ujësjellësi Historik Vranisht, Banesa e Oso Kukës, Kisha e Kalasë së Drishtit, Pasarela në Kalanë e Lezhës, Kalaja e Ali Pashës në Qesarat, ura e objekte në territor, plani i konservimit dhe gërmimeve arkeologjike në amfiteatrin romak të Durrësit, Xhamia e Muradijes, Vlorë.

Ministri Gonxhja shtoi se do të ketë dyfishim të buxhetit të institucioneve të art-kulturës/trashëgimisë për kalendar dhe bashkëpunime, aktivitete dhe projekte, mirëmbajtje dhe konservim.

“Forcimi i mbrojtjes dhe zbatimit të së drejtës së autorit në mjedisin digjital, në përputhje me acquis të BE-së, duke garantuar shpërblim të drejtë online, modernizuar mekanizmat e licencimit (përfshirë përdorimin ndërkufitar), përforcuar kapacitetet politikëbërëse dhe intensifikuar luftën kundër piraterisë”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular