HomePolitikeSalianji: Duan të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë! PD nuk është pronë...

Salianji: Duan të bashkojnë opozitën me njerëz qesharakë! PD nuk është pronë e kryetarit dhe as e sekretarit. S’po lejohet gara e brendshme! 

Advertismentspot_img

Ervin Salianji ka bërë kritika ndaj lidershipit të opozitës nga Fieri, pasi sipas tij, ata që janë motori që demokratët po përjashtohen dhe po vendosen në poste drejtuese ata që do lidershipi dhe jo ata që do baza.

Gjithashtu ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë parti politike dhe se bashkimi i opozitës po tentohet të bëhet me “njerëz qesharakë” që nuk dëgjojnë demokratët.

“Ndërkohë që përjashtohen në çdo cep demokratë, tentohet që të bëhet bashkimi i opozitës duke u ulur nëpër tryeza edhe me njerëz qesharakë të cilët jo vetëm nuk nderojnë, por e kthejnë qesharake atë që quhet bashkim dhe nuk dëgjojnë demokratët”, tha ai.

Më tej Salianji nënvizoi se nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe për kryeministër.

“A kemi në fuqi të ulemi dhe të ndryshojmë, dhe të bindim partitë e tjera politike nëse ne nuk kemi fuqi të ndryshojmë veten. Do ta bëjmë këtë për t’i hedhur hi syve qytetarëve shqiptare, sepse nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitett më të madh se lidershipi i PD-së, atëherë ta propozojmë atë për kryeministër, kushto qoftë, të jetë kandidati. Kush e bashkon opozitën, demokratët, të jetë kandidatë për kryeministër dhe të fitojmë zgjedhjet”, u shpreh Salianji.

Salianji: Ne nuk mund të lejojmë këtë ‘status quo’ të vijojë dhe më thënë të drejtën, përpos qëndresës dhe energjisë, kudo ku kalojë, kudo ku takoj demokratë në çdo vend të Shqipërisë gjej ide dhe mendim shumë më tepër se sa kam gjetur në sallat e mbyllur të lidershpit të PD-së, e cila duhet thënë, një pjesë prej tyre për fat të keq nuk ka shqetësim. Shqetësimet e demokratëve, por kanë shqetësim rehatinë e tyre personale.

Sepse shikoni të nderua miq, ndërkohë që në shumë degë edhe tani që po flasin në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege jo siç e do baza, por siç e do lidershipi. Ndërkohë që përjashtohen në çdo cep demokratë, tentohet që të bëhet bashkimi i opozitës duke u ulur nëpër tryeza edhe me njerëz qesharakë të cilët jo vetëm nuk nderojnë, por e kthejnë qesharake atë që quhet bashkim dhe nuk dëgjojnë demokratët.

Për çfarë na duhen ne? A kemi në fuqi të ulemi dhe të ndryshojmë, dhe të bindim partitë e tjera politike nëse ne nuk kemi fuqi të ndryshojmë veten. Do ta bëjmë këtë për t’i hedhur hi syve qytetarëve shqiptare, sepse nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitett më të madh se lidershipi i PD-së, atëherë ta propozojmë atë për kryeministër, kushto qoftë, të jetë kandidati. Kush e bashkon opozitën, demokratët, të jetë kandidatë për kryeministër dhe të fitojmë zgjedhjet.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Fieri se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe një opozite të fortë, duke theksuar se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit.

Salianji kritikoi drejtues të PD-së për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik dhe përgjegjësie historike ndaj demokratëve që, sipas tij, kanë duruar 13 vite në opozitë.

“Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite”, theksoi deputeti.

Salianji nënvizoi se nuk mund të kërkohet ndryshimi në Shqipëri pa ndryshuar më parë vetë Partinë Demokratike.

“Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet”, tha ai.

Salianji: Edi Rama është ende në qeveri, fatkeqësisht, me më shumë mandate dhe me më shumë vota. Shumë thonë se fundi i tij ka ardhur dhe se po i vjen fundi.  Fundi i kësaj qeverie vjen edhe me ndihmën e drejtësisë, që po e çmonton dita-ditës, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por llogaritë finale bëhen në kutitë e votimit, sepse rotacioni është proces politik.

Kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, ai është Edi Rama dhe duhet përmbysur në kutitë e votimit, duke frymëzuar shumë njerëz, duke shkuar dhe duke protestuar në çdo cep të Shqipërisë. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndrra në sirtarë që i kemi parë tash e 13 vite me radhë.

Jemi në Fier, si në çdo qytet tjetër, për të hapur një shtet shprese për shqiptarët, një kapitull të ri për PD-në. Unë di të pres, demokratët dinë të presin, dinë të durojnë, por kanë duruar boll 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëritet e njëjta përrallë e rreme të gjasme rrëzimit të qeverisë.

Dua ta them qartë se me ne disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse ne, dhe unë personalisht, nuk kemi ardhur në politikë për të heshtur padrejtësisht, por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit, ashtu siç kam folur përballë qeverisë, për të vërtetat që shqetësojnë demokratët dhe qytetarët shqiptarë.

Iluzionet e disa drejtuesve të PD-së për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesë e integritetit politik, shprehin mungesë të thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Boll janë shpëtuar pjesë nga PD ndër vite.

Këto janë gënjeshra dhe rrena të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, ndërsa pushteti i Edi Ramës është forcuar dhe Shqipëria është varfëruar. PD nuk është pronë e askujt, as e imja, as e juaja, as e kryetarit, as e sekretarit, por e të gjithë demokratëve që mbajnë në supe barrën e rëndë të opozitarizmit.

PD është pronë e demokratëve dhe shpresë e qindra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh të ndodhë në Shqipëri. PD nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përgjegjësi. Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson dhe e largon nga qytetarët.

Nuk mund të flasim për ndryshimin në Shqipëri duke refuzuar ndryshimin në PD. Nuk mund të kërkojmë votën duke mos parë fajet dhe defektet që kemi vetë. Në këtë mënyrë, Edi Rama nuk mund të mposhtet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular