HomeAktualitetShkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek....

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek. Ish – deputeti i PS merr drejtimin Ilyrian Guard

Advertismentspot_img

Ish-zv.ministrja e Jashtme Silda Çepe Anagnosti do të drejtojë nga sot IdentiTek. Ministrja e Brendshme ka shkarkuar nga detyra Freskida Halilaj nga drejtimi i IdentiTek, e cila mbante këtë post që prej muajit nëntor 2024, teksa është emëruar Silda Çepe Anagnosti.

Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti e cila u shkarkua nga Ministria e Brendshme.

Silda Çepe Anagnosti ka mbajtur disa detyra të rëndësishme më parë si në administratë ashtu edhe në qeveri. Ajo ka qenë edhe zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho ka marrë drejtimin e Illyrian Guard.
Spaho për një periudhë të shkurtër kohe mbajti edhe Postin e Drejtorit të Përgjithshem të QSUT-së.
Ndërkohë Enrik Banushi është larguar nga posti drejtuesit të Illyrian Guard, shoqëria policore që është me kapital 100% shtetëror.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular