HomeAktualitetShtyhet gara për të zgjedhur kreun e ri të Gardës së Republikës,...

Shtyhet gara për të zgjedhur kreun e ri të Gardës së Republikës, zbulohet arsyeja

Advertismentspot_img

Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës është mbyllur pa një kandidaturë fituese, për këtë arsye është shtyrë edhe gara.

Mësohet se pas përfundimit të të gjitha fazave të verifikimit dhe vlerësimit, procesi nuk u finalizua me shpalljen e një emri fitues.

“Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.

Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar”, thuhet ne njoftimin dërguar kandidatëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular