HomeRajoniAlbin Kurti: Qeveria në detyrë deri në shkurt – Kërkon konstituim të...

Albin Kurti: Qeveria në detyrë deri në shkurt – Kërkon konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formim të Qeverisë së re

Advertismentspot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se qeveria aktuale mund të funksionojë vetëm deri në muajin shkurt, për shkak të Ligjit për Buxhetin 2025, dhe se është e domosdoshme që institucionet të konstituohen sa më parë. Kurti sqaroi gjatë një vizite në Podujevë, se përbërja e Qeverisë së re do të ketë shumë emra që ai dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i kishin prezantuar gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, por nuk do të jenë identikë.

Do të ketë shumë prej emrave të cilët tashmë i kam prezantuar edhe unë edhe Konjufca në vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk di të jenë identik, do të ketë edhe emra të tjerë. Po përgatitemi qe së pari ta konsituojmë Kuvendin dhe sa me shpejt ta formojmë Qeverinë e re. Siç e dini i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe e kemi Planin e rritjes me BE që është 882.6 milionë euro e që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Kosovës pa harruar që e kemi më se shumti obligim e ky është buxheti për vitin 2026. E dini që me 1/12 qeveria në detyrë mund të vazhdoj veç deri në muajin shkurt, në muajin mars nuk mund të vazhdoj kësisoj, andaj në shkurt duhet ta kemi të përmbyllur edhe çështjen e buxhetit”, tha Kurti.

Ndërkohë i pyetur për një takim me presidenten Vjosa Osmani për të biseduar rreth çështjes së përzgjedhjes së presidentit ose presidentes, Kurti tha se ai është hapi i katërt pas formimit të qeverisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular