HomePolitikeBerisha nga Njësia 7 ne Tiranë: O qeveri teknike, ose përballje, këtë...

Berisha nga Njësia 7 ne Tiranë: O qeveri teknike, ose përballje, këtë qeveri nuk e pranojmë kurrë më

Advertismentspot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sonte një takim me qytetarët në degën 7 në Tiranë, ku ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie teknike si rrugë për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja.

Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë,” u shpreh Berisha. Ai akuzoi qeverinë për “plaçkitjen e qytetarëve”.

Çdo qeveri që vjedh qytetarët, që vjedh qytetarët, humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme dhe të shkëlqyera, ajo po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin. Sepse ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, PD është në një mision historik dhe të vështirë, duke e krahasuar me betejat e shkurtit të vitit 1991.

Por të sigurt që ne do fitojmë. Cilido prej jush ju kujtohet shkurti i 91-shit. Menduan se do na shfarosin. Vranë 9 qytetarë në lagjen rreth spitaleve, lagjen numër 10. Plagosën 100, burgosën 300 dhe organizuan vallen e vdekjes në të gjithë Shqipërinë me fanatikët e Enverit.  Po në fund ne dolëm më të fortë nga ajo gjithë ajo terror, sepse qëndruam, nuk përdorëm as armë, nuk përdorëm forcën, po po përdorëm idealet tona, besnikërinë e tyre ndaj tyre dhe nuk u përkulëm”, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular