HomeBotaRaundi i dytë i bisedimeve Kiev-Moskë/Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa mbahet takimi trepalësh...

Raundi i dytë i bisedimeve Kiev-Moskë/Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa mbahet takimi trepalësh në Abu Dhabi

Advertismentspot_img

Disa orë pasi forcat ruse kryen sulme të reja në mbarë Ukrainën, zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe rusë ndodhen sërish në Abu Dhabi ku po diskutojnë detajet e një plani paqeje. Kreu i delegacionit të Kievit, Rustem Umerov konfirmoi  negociatat trepalëshe, duke u shprehur se ekipi ukrainas po punon në përputhje me direktivat e Presidenti Zelensky për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov u shpreh se Rusia do të vazhdojë luftën kundër Ukrainës, derisa Kievi të bjerë dakord me kushtet e Moskës për një zgjidhje. Bisedimet dyditore në Abu Dhabi vijnë ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për shkelje të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, e cila bënte thirrje për ndërprerjen e sulmeve ndaj objekteve energjetike.

Nga sulmet e fundit ruse, ndaj Kievit, Odesas, Zhaporizhias, Harkivit dhe rajoneve të tjera në mbarë vendin, qindra mijëra banorë vuajnë mungesën e energjisë dhe ngrohjes në temperatura disa gradë në zero, ndersa janë regjistruar edhe viktima. Presidenti Zelensky bëri me dije se më shumë se 200 ekipe po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike në Kiev, pas sulmeve ruse që prej kohësh kanë objektiv sektorin e energjisë së vendit.

“Më shumë se 1100 godina janë ende pa energji elektrike në kryeqytet”- tha ai duke shtuar se kishte komunikuar me zyrtarët vendorë për mbështetjen e banorëve në pjesë të tjera të prekura të vendit. Banorët u detyruan ta kalojnë natën të strehuar në stacionet e metrosë së Kievit, ndërsa disa kanë ngritur tenda në platforma për t’u mbrojtur nga i ftohti.

/rtsh.al/

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular