HomeKronikeEMRAT/Banesën e kishin kthyer në punishte droge, arrestohen dy persona, u sekuestrohen...

EMRAT/Banesën e kishin kthyer në punishte droge, arrestohen dy persona, u sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, i shisnin në…

Advertismentspot_img

Dy persona, të afërm me njëri tjetrin janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishin përshtatur ambientet e banesës së tyre në punishte për përgatitjen e lëndëve narkotike ekstazi.

ekstazi punishte

Blutë e kryeqytetit thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Blue Punisher” u vunë në pranga Elvis Lezo  42 vjeç dhe Bujar Lezo 59 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.

Njoftimi

Finalizohet si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Blue Punisher”.

Kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, vihen në pranga 2 shtetas (të afërm).

Sekuestrohen 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA).

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Punisher”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular