Agim Bajrami
Romanet e fundit të Bashkimit, janë të pajisur me një sirenë alarmi, që në faqet e tyre të para, jo vetëm për ta përgatitur atë për ngjarjet e pritshme ,por edhe për ta ndihmuar atë, për të depërtuar, përtej rutinës së peisazheveve të panjohur që i dalin përpara.
. Metamorfozat e herëpashershme të personazheve, me ngjyrime kafkiane dhe enigma që vesh veprimet dhe xhestet e tyre, kanë qenë gjithmonë të pranishëm në peisazhet e librave të tij, por në romanin e tij të fundit “Marsi i marrë”, ato ndeshen në një numër më të madh . Është ky një nga shkaqet që qysh në momentin e shfletimit të faqeve të para të tij, të ndihesh i kapluar nga ideja, se je duke udhëtuar në një kamion me udhetarë të çuditshëm, që udhëtojnë nga absurdi në absurd Një urdhër i çuditshëm, gjer në kufijtë e çmendurisë, dhënë nga kryeministri delirant i vëndit, për të dërguar prapa malit, disa njerëz të bezdisshëm dhe të pakënaqur me qeverinë, ka vënë në lëvizje jo vetëm raportet e tyre të acaruara antagoniste por edhe mekanizmin alegorik të autorit,Eshtë një
periudhë zhvendosje e pavullnetshme, kur personazhet e veprës, pësojnë një thyerje dhe tronditje të pariparueshme dhe raportet e tyre të deritanishme me realitetin ndërgjegjësohen më shumë, duke marrë një dimension dhe kuptim të ri. Eshtë pikërisht ajo periudhe, kur siç thotë A Hemon :Lufta nuk mbaron, por veçse zhvendoset brenda nesh ‘futur brenda ve
Narracionini i vepres merr jetë nëpërmjet pasqyrimit të zhvendosjes së dhunshme të dy blloqeve kundërshtarë Shtetit autokrat dhe individit të zhgënjyer
. Përballja mes tyre, nuk prodhon vetëm lajm, por dhe shumë egërsi Nga ana tjetër ajo përforcon më shumë idenë, se kur në pushtet vijnë lidera të papërgjegjshëm dhe delirant, fatet e një shoqërie të tërë vihen në diskutim. Ndonëse mungon konfrontimi i drejtpërdrejtë fizik, beteja është zhvilluar, të dy palët fillojnë të numërojnë plagët e marra .ndërsa prologu i vepës ngutet të shndërrohet në epilog “Për njerëzit e zakonshëm heshtja është mungesë zërash Por në këtë qetësi, heshtja shfaq sipas rastit harenë, kërcënimin, trishtimin, kërcitjen e sytheve të pranverës”.
Në një vënd si ky yni, ku njeriu dhe shteti vazhdojnë të bashkëjetojnë mes tyre, mes dyshimesh dhe keqkuptimesh të ndersjellta, situatat exploduese dhe të nxehta janë të natyrshme
Aq më shumë, kur individët e këtij grupimi, mbartin mbi supe dy çmënduri njëherësh, atë të tyren dhe atë të pushtetit.
Duke qenë të tejngopur me propogandën boshe dhe mashtruese të pushteteve në post diktaturë, njerëzit e këtij romani, edhe pse nuk kanë lexuar thënien e Solzeniçinit, se “sistemet e ngritura mbi gënjeshtra, mund të mbijetojnë, vetëm nëse njerëzit pranojnë ti përsërisin ato,” i kanë përcaktuar me kohë kundërshtitë, ironittë dhe pozicionimet e tyre.
– Po ju tregoj edhe një barcaletë tjetër, tha Gerondi Kur u rritëm, unë dhe Miri (kryeministri), morëm dy rrugë të ndryshme Edhe unë mund të isha bërë politikan, por u martova shpejt Ai erdhi drejtor i ri, kur unë isha usta i vjetër Dhe e dini çfarë bëri? Firma e parë që bëri, ishte përjashtimi im nga puna Më hoqi bukën e gojës, kur unë kisha tre fëmijë për të rritur.
Pse? u dëgjua një zë kureshtar Sepse unë isha dëshmitar i dobësive të tij tha Gerondi Deshmitare i dobësive, është ngatërresë e madhe ‘
“Duke bërë anamnezën e historive të grupit të izoluar, Bashkim Hoxha, ka bërë njëherësh edhe anamnezën e një vendi, me demokraci të cunguar nga korrupsioni dhe liderë delirantë Përveç saj Marsi i marrë’ evidenton dhe vë ballë për ballë dy fuqi të pabarabarta, me vizione dhe kahje të kundërt, njerëzit e pushtetit, të ngopur me delir dhe jashtë çdo konteksti kohor , dhe rracionalitetin e individëve të pakënaqur nga arbitrariteti dhe cinizmi i shtetit Të paret kanë fuqinë e ligjit dhe pasurisë, të dytët kanë fuqinë e se vërtetës dhe filozofinë e mbijetesës Kush do të fitojë?
Përgjigja nuk vjen menjëherë, por megjithatë ajo merret me mënd
Nëqoftëse ju mendoni se mua më trëmb më shumë pushteti se doktori, e keni gabim, dua t’iu them, se è keni plotësisht gabim Doktorin unë e kam më shumë frikë.
Eshtë ky pohim i njërit prej personazheve e romanit që i vë flakë subjektit, kur edhe Mentori, si mbrojtës i ligjit pëson në vetvete një kthesë të fortë dhe kupton, se sa mjeran është një pushtet, që trembet nga njerëzit e tij, që ai i përndjek dhe përbuz padrejtësisht . Një qasje e tillë i bën më të qarta idetë qendrore te veprës ,.por edhe të vërtetat e mëdha jetësore , që burojnë prej tyre
Liderët e rremë dhe pushtetet që krijojnë ata, janë dënuar të jetojnë vetminë e majës”, duke u bërë të padurueshëm dhe armiqësorë me qytetarët e tyre “Vetmia e majës” është edhe vetmi e gropës, thotë thotë Mentori në një dialog të sinqertë me të dashurën e tij Violën , që mua më duket se ky është edhe shtytja që autori ka marrë përsipër ta shkruaj këtë libër
Pushtetet të konsumojnë, dhe të bëjnë të harrosh edhe miqtë me të cilët u nise, që i ke pasur në krah në fillimin e këtij rrugëtimi, që në nisje
” Unë e kuptoj trishtimin e alpinisti, kur arrin majën E ka ëndërruar këtë çast , I ka lënë pas gjithë të tjerët E kanë nisur rrugën bashkë, i ka pasur në krah, por ai ka ecur më shkathët, më shpejt dhe aty poshtë këmbëve të tij, ata duken gjithmonë e më të vegjël. Triumfator Por triumf i thatë, i pakuptimtë Aq lart, sa është ngjitur ai, nuk ka njeri ta duartrokasë, nuk ka njeri ta shohë e ta fotografojë, tek ngul flamurin. Historia e liderëve post diktaturë në vendin tonë, është e mbushur me plot raste të tilla, , ndaj shkrimtarë si Bashkim Hoxha, nuk e ka pasur të vështirë të zbërthejnë kodin e moralit dhe të sjelljes së tyre. Ndonëse i’u shmanget emrave të përveçëm dhe ngjyrimeve politike, fuqia aluduese dhe reflektuese e prozës së tij, është kuptimplote.
Në këtë roman, ku ngjarjet janë të veshura me një metaforë mërzie dhe zhgënjimi, autori fut shpesh me kast detaje dhe mikrodetaje , për ta bërë lexuesin e tij të dalë për pak kohë nga korniza e njëtrajtshme e rrëfimit, jo vetëm për tu ç’lodhur, por edhe për të fantazuar dhe riprodhuar sipas mënyrës së tij vijimin e subjektit Gjithashtu ajo i afron atij linja jetësore, ngjarje dhe personazhe të përafërt , që kanë lidhje indirekte me përditshmërinë e tij. Një akt i tillë i jep si pandjerë më shumë domethënie narracionit , duke e bërë atë më të hapur dhe më fleksibël. Koha gjatë se cilës zhvillohen ngjarjet, është shumë e shkurtër, një ditë dhe natë , Për një sy të zakonshëm, ajo mund të konsiderohet thjeshtë si një kohë shfletuese, por duke u nisur nga moria e madhe e historive të njerëzve që e jetuan atë, ky definicion është i diskutueshëm. Megjithatë përpos kësaj një kohë e tillë, i ka shërbyer autorit të hyjë me nge brenda dramave psikologjike të personazheve, të tij, për të hulumtuar dhe nxjerrë konkluzionet dhe mesazhet e duhura Njerëzit e këtij romani u përgatitën, për të besuar në ndryshimet demokratike , Ata bënë plane dhe projekte të bukura, konsumuan më kot ëndrra, dhe energji, por u zhgënjyen. Kjo gjë i ka bërë ata, të duken paksa të çuditshëm, pse jo edhe pak të çmëndur për të tjerët, çka ka sjellë pasoja të riparueshme për ta. Bullizimi, izolimi, sjelljet e padenja dhe tallja
janë sjellje karakteristike e gjithë shoqërive dhe vëndeve të prapambetura, me të cilin vepra dhe autori, nuk mund të pajtohen asnjëherë.
Ndonëse ndryshe nga herët e tjera ky roman paraqet një strukturë të re ,gjuha e pasur dhe dialogu konstruktiv vazhdojnë të mbetet pika te forta, duke mos harruar anën nëntekstuale shumë të pasur. Linjat e pavarura të jetës së personazheve, nuk e copëzojnë subjektin, përveçse e bëjnë më të larmishme rrjedhën e tij . Sejcili prej tyre sjell një copëz jetë të panjohur, ose një ngjyrë të munguar. çka e bën narrativën e tij më të pasur dhe më të ngrohtë. Çdo roman është një hetim moral, Thot Ian McEvan Edhe romani i Bashkimit këtë ka bërë.







