Nesër më 9 shkurt, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Takimi vjen në një moment kyç për procesin e integrimit europian të vendit. Sipas burimeve për mediat, shtetet anëtare, në veçanti Gjermania, kërkon me ngulm nga Shqipëria që politika të mos bëhet pengesë për drejtësinë.
Nderkohe kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, mbledhje e cila është thirrur nga Presidenti Trump më 19 shkurt.
Kjo është mbledhja e parë konsituuese e këtij Bordi që do të drejtohet nga Presidenti Trump, ndërsa për Shqipërinë pritet formalizimi i marrëveshjes së munguar për t’u bërë pjesë këtij organizmi ndërkombëtar.
Marrëveshja pritej të firmosej në Davos, në prezencë të Presidentit Donald Trump, njëjtë si rasti i Kosovës, por kryeministri Rama tha se zgjodhi të priste në Shqipëri vajzën e Trump.
Udhëtimin në Uashington, Rama e paralamëroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit.
Megjithatë, udhëtimi i kryeminsitrit në Uashington nuk është ende i konfimuar zyrtarisht nga zyra e shtypit të Kryeministrisë.







