HomeLifestyleE bija feston ditëlindjen, Mira Konçi i bën urimin e veçantë: Gëzuar...

E bija feston ditëlindjen, Mira Konçi i bën urimin e veçantë: Gëzuar për zemrën, mendjen dhe figurën më të bukur! Je krenaria ime

Advertismentspot_img

Këngëtarja Mira Konçi i ka dedikuar një urim të veçantë vajzës së saj, Ersa Raci, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mira ka ndarë një foto ku shfaqet së bashku me Ersën në një restorant, të cilin e ka  shoqëruar me fjalë të ndjera.

Gëzuar ditëlindjen më të bukur të zemrës, mendjes dhe figurës. Qofsh gjithmonë e lumtur jeta ime. Zoti të ndriçoftë të gjithë hapat dhe të udhëheqë drejt së mirës. Te dua me shume sesa mund ta shprehin fjalet! Je mrekullia ime, krenaria ime!” shkruan këngëtarja.

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi i dhanë fund martesës së tyre pas 25 vitesh së bashku.

Artistja vendosi të qëndronte në SHBA me dy fëmijët e tyre, ndërsa kompozitori u rikthye në Shqipëri për të vazhduar me projektet muzikore.

Duket se ishte pikërisht ky vendim i Shpëtim Saraçit që solli edhe ndarjen e tyre të bujshme, duke sjellë edhe fundin e martesës shumëvjeçare.

Mira Konçi ka folur për herë të parë lidhur me vendimin e tyre, duke thënë që s’ishte dakord që ish-bashkëshorti i saj të rikthej në Shqipëri.

“U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë në Shqipëri dhe u vendos një marrëveshje e tillë, nëse e quajmë marrëveshje, që unë nuk mund t’i lija fëmijët në mënyrë absolute vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha.

Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment. Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.

Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.

Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që ne të rrinim bashkë”, u shpreh ajo në emisionin “Rudina”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular