HomePolitikeGJKKO dënon kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg dhe 5 vite...

GJKKO dënon kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg dhe 5 vite mosushtrim të funksioneve publike, lëshohet fletë-arresti, vetëdorëzohet në polici 

Advertismentspot_img

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.
SPAK ka nxjerrë urdhër-arrestin dhe kryebashkiaku do të shkojë në qeli.

“Prokurori i posaçëm Edvin Kondili ka leshuar urdhrin e ekzekutimit dhe po e nis drejt drejtorisë vendore të Policisë së Durrësit, për të bërë të mundur arrestimin e kryebashkiakut, së bashku me dy persona të tjerë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve”, raportoi gazetarja.

Vendimi i plotë i Apelit të GJKKOShkarko këtu

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Përpos 1 viti heqje lirie, Memollës i ndalohet për 5 vite ushtrimi i funksioneve publike.

Janë shpallur fajtorë edhe dy bashkëpunëtorë të kryebashkiakut, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku. Ata janë dënuar përkatësisht me nga 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove.

Mesohet se eshtë vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve vetëm pak orë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi me një vit burgim, pasi u gjet fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022.

Pjesë e kësaj dosje është edhe Ndriçim Tafxhafa, dënuar me 1 vit burg po për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Kujtojmë se më 24 janar të vitit 2025, Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion e shpalli fajtor Edison Memollën pas hetimeve që morën indicie nga një emision investigativ.

Audio-përgjimi tregoi se kryebashkiaku, asokohe kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, ndikonte tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. Kjo sipas Prokurorisë së Posaçme, që të merrte votat në favor të tij.

Sipas SPAK, Memolla ka premtuar edhe punësime në bashkinë Rrogozhinë.

Pas këtij vendimi, do të duhet të bëhet procedura e shkarkimit të tij nga ana e Këshillit të Ministrave.

Më pas, në Bashkinë e Rrogozhinës pritet të shpallen zgjedhje të parakohshme. Siç e parashikon ligji, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular