Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti në 3.8% në fund të vitit 2025, duke shënuar nivelin më të ulët të regjistruar që prej muajit Mars të vitit 2008, kur vlerësohej në 3.92%. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë një përmirësim të mëtejshëm të cilësisë së portofolit të kredisë, pas një rënieje të vazhdueshme që ka nisur prej vitit 2017-të dhe 2018-të.
Pra, kreditë me probleme ranë për herë të parë përgjatë 18-të nën nivelin 4%.
Në dhjetor 2024, raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 4.17%, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025 ai u luhat rreth kufirit 4%. Vetëm në muajin e fundit të vitit, treguesi shënoi një rënie më të fortë, nga 4.19% në nëntor në 3.8% në dhjetor.
Sipas praktikës së zakonshme, ulja më e theksuar në dhjetor lidhet me pastrimin e bilanceve nga kreditë e humbura, përmes nxjerrjes së tyre jashtë bilancit përpara mbylljes së vitit financiar. Një ndikim pozitiv ka dhënë edhe zgjerimi i shpejtë i portofolit të kredisë në fund të vitit.
Nga ana tjetër, edhe rritja e fortë e portofolit të kredisë në muajin e fundit të vitit vlerësohet se ka ndikuar pozitivisht raportin e kredive me probleme.
Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të kredisë së një banke. Këto tregues dëshmojnë se sistemi banker ka aftësi përballuese ndaj rreziqeve.
Në krahasim me vitin e kaluar, kreditë me probleme vijojnë të qëndrojnë nën kufirin 5%, një nivel që konsiderohet i shëndetshëm nga Banka e Shqipërisë dhe që tregon përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së huadhënies.








