HomeKryesoreKatër orë protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit/Hidhen molotovë, policia kundërpërgjigjet me ujë...

Katër orë protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit/Hidhen molotovë, policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës, policë të plagosur, deputeti i PD përfundon te Trauma

Advertismentspot_img

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe më pas para Kuvendit zgjati rreth katër orë dhe u shoqërua me tensione të forta. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën. Policia dhe ministrja Kociu konfirmojne se jane 16 police te lenduar.

Si pasojë e përplasjeve, 16 efektivë policie mbetën të lënduar. I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës. Sipas PD-së, deputeti ka pësuar dëmtime në kokë dhe është shoqëruar nga kolegët e tij gjatë dërgimit në spital.

Mesohet se jane arrestuar 20 protestues të dyshuar për hedhje sendesh të forta në drejtim të policisë. Përplasjet nuk u kufizuan vetëm me forcat e rendit, pasi protestuesit u konfliktuan edhe me qytetarë të rastësishëm, duke u penguar atyre lëvizjen dhe largimin nga zona.

Në reagimet zyrtare, ministrja e Brendshme, Koçiu, deklaroi se dhuna nuk duhet të jetë mjet i protestës, ndërsa kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi zhvillimin e një proteste tjetër më 20 shkurt.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular