HomeKultureNisin karnavalet në Shkodër, me spektakël dritash. Berati, qyteti i “një mbi...

Nisin karnavalet në Shkodër, me spektakël dritash. Berati, qyteti i “një mbi një dritareve”, merr ngjyrat e dashurisë në prag të Shën Valentinit

Advertismentspot_img

Shkodra hyri në ritmin e karnavaleve. Godina e bashkisë u transformua përmes një spektakli dritash me projeksione maskash shumëngjyrëshe mbi fasadën e saj. Çdo vit karnavalet e kthejnë Shkodrën në një skenë të hapur feste, me ngjyra dhe energji që ndihet kudo.

Me herët kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci premtoi se falë përgatitjeve të javëve të fundit, kjo karnavale do të jetë një festë që e tejkalon të zakonshmen: një javë e tërë magjie, ngjyrash dhe fantazie, ku Shkodra vishet me shpirtin e karnavaleve dhe pulson ndryshe.

Festa do të vijojë deri të dielën, 15 shkurt. Në shesh do të ketë butafori artistike, karro alegorike, parada, personazhe groteske dhe të animuara, koncerte, etj, që përveç se do të përfshijnë qytetarët shkodranë do të tërheqin miq edhe nga jashtë Shkodrës.

Në Shkodër, tradita e karnavaleve vjen e dokumentuar prej 1860-ës, duke u kthyer në një nga elementët më të qëndrueshme të jetës kulturore dhe urbane të qytetit. Shkodranët kanë ruajtur ndër breza mjeshtërinë e punimit artizanal dhe shpirtin krijues të komunitetit. Maskat veneciane janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe përbëjnë një element simbolik të kësaj tradite, duke përfaqësuar një vlerë të veçantë kulturore dhe identitare, të ruajtur dhe të transmetuar brez pas brezi. /j.p/

Berati, qyteti i “një mbi një dritareve”, merr ngjyrat e dashurisë në prag të Shën Valentinit

Berati, qyteti historik i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është veshur me zbukurime të veçanta në prag të Ditës së Shën Valentinit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe romantike për banorët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga qyteti, me rrugët dhe sheshet e mbushura me drita, dekorime dhe elemente festive që simbolizojnë dashurinë dhe bashkëjetesën.

Zbukurimet përfshijnë zemra të mëdha të ndriçuara, fenerë ngjyrë të kuq, si dhe instalime artistike që nxisin vizitorët të kapin momentet më të bukura të qytetit historik.

Qyteti i Beratit, i njohur për arkitekturën e tij karakteristike me shtëpi të vjetra të bardha dhe dritare të shumta që duket sikur janë të vendosura njëra mbi tjetrën, ofron një sfond perfekt për festimin e dashurisë dhe promovimin e turizmit lokal.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular