Paolo Tramezani është kthyer përsëri në pankinë, duke nisur një aventurë të re në futbollin italian me një klub që po bën emër në vitet e fundit, siç është Komo. Por ish-ndihmësi i Xhani De Biazit në Euro 2016, nuk do të drejtojë në futbollin e meshkujve, por atë të femrave, pasi është emëruar trajneri i ekipit të parë të tij.
Tramezani ka nisur menjëherë punën në stërvitje me ekipin e vajzave, ndërsa theksoi se kishte shkuar te Komo për të ndërtuar një projekt fitues, duke shpresuar që të ndiqet hapi i ekipit të meshkujve të drejtuar nga Çesk Fabregas që po shkëlqen në Serinë A.
Prezantimin e tij sot e ka bërë drejtori sportiv i futbollit të femrave te Komo, i cili është shqiptar. Miro Keci ka marrë prej vitesh drejtimin e këtij projekti dhe e tija ishte ideja e afrimit të Tramezanit. “E njoh që nga viti 2012, kur ishte zëvendës-trajner i Shqipërisë. E di se si punon dhe si komunikon me sportistët. Është një person me shumë eksperiencë dhe në këtë moment kemi nevojë për një figurë me këto karakteristika”, u shpreh Keci për Tramezanin.







