HomeRajoniVendimi i Brukselit, Kosova në listën e vendeve të sigurta

Vendimi i Brukselit, Kosova në listën e vendeve të sigurta

Advertismentspot_img

Parlamenti Evropian ka miratuar sot një paketë vendimesh kyçe që prekin politikën e jashtme, tregtinë bujqësore dhe sovranitetin monetar të Bashkimit Evropian.

Me një shumicë të udhëhequr nga Partia Popullore Evropiane (PPE) dhe grupet e djathta, Strasburgu i ka dhënë dritën jeshile procedurave të përshpejtuara të azilit dhe marrëveshjes së debatuar tregtare me vendet e Amerikës Latine.

Kosova dhe 6 vende të tjera shpallen “të sigurta”

Në një lëvizje që synon të ulë presionin migrator, PE miratoi ndryshimet në rregulloren e azilit. Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia tashmë do të konsiderohen zyrtarisht “vende të sigurta”.

Çfarë do të thotë kjo? Kërkesat për azil nga qytetarët e këtyre vendeve do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, duke lehtësuar riatdhesimin e shpejtë.

Rregullat e reja u japin mundësi shteteve anëtare të BE-së të lidhin marrëveshje me vende jashtë bllokut për shqyrtimin e aplikimeve të migrantëve atje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular