HomeRajoniBuxheti i Kosovës 2026 prej 4 miliardë euro dërgohet në Kuvend, parashikohet...

Buxheti i Kosovës 2026 prej 4 miliardë euro dërgohet në Kuvend, parashikohet edhe paga e 13-të

Advertismentspot_img

Në mbledhjen e parë, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vlera totale e buxhetit arrin 4 miliardë euro. Janë dhënë shpjegime edhe për pagën e 13-të.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro.

“Sot po e riprocedojmë në Kuvend edhe projektligjin për buxhetin e viti 2026 të cilin e patëm miratuar në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar. Është buxhet në vlerë prej 4 miliardë eurosh, ku për komunat e Kosovës parashihen 867 milionë euro”.

Ai ka thënë se ky buxhet e përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti dhe e cila sipas tij, do të paguhet sapo të hyjë në fuqi buxheti.

Kurti ka thënë se buxheti përmban edhe vlerën që mundëson rritjen e shtesës për 15 vjetët e para të përvojës së punës.

Ai  ka theksuar se paga e 13 për punëtorët e sektorit publik, do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin.

“Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13 për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti, pagë e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji i buxhetit”.

Shtesat për fëmijë, Kurti deklaroi se do të shkojnë në 90 euro, për çka tha se me këtë rritje Kosova do i lë prapa edhe disa vende të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, ai premtoi edhe rritje të shtesave për nënat lehona.

“Shtesat për fëmijë janë sot 30-45 euro për fëmijë, ndërkaq mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë ato. Pra nga zero sa i gjetëm në 45, dhe mandatin e radhës nga 45 në 90 euro për familjet me tre e më shumë fëmijë… Edhe shtesat për nënat e reja lehohnat do t’i rrisim nga 500 euro në muaj për gjashtë muaj”.

Përgjatë mandatit të kaluar, Kurti tha se si Qeveri kanë shtuar punësimin, me fokus rininë dhe gratë. Ai bëri me dije se do të krijohet platforma “Superpuna” edhe për gratë.

“Kemi shtuar punësimin nga 350 mijë të punësuar në 430 mijë të punësuar, me fokus te rinia dhe gratë si dhe kemi arritur që të ardhurat e familjes të ngriten, duke rritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat në sektorin publik, të cilat gjatë këtij mandati që po e përmbyllim tash kanë shënuar rritje mesatare prej 47%”.

Ndërkohë ministri i financave Hekuran Murati ka thënë se në vlerën prej 4 miliardë euoshe, të hyra buxhetore janë 3.64 miliardë euro. Pjesa tjetër ka thënë se financohet nga huamarrjet dhe metodat e tjera të deficitit.

Murati ka thënë se për shkak të ndryshimit të dikastereve do të nevojitet një rishikim, por se për shkak të urgjencës ai to të procedohet në Kuvend dhe pastaj do të rishikohet.

Ministri i Financave ka shpjeguar se paga e 13-të, të cilën edhe e kishin premtuar do ta marrin punëtorët e sektorit publik të cilët kanë marrë 12 paga, ndërsa ata që sapo kanë filluar do të mund të përfitojnë nga kjo vetëm pasi të arrijnë tek paga e 12-të.

“Kjo parashihet që paga e 13-të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Me fjalë të tjera, nëse dikush ka filluar rishtazi do ta marrë pagën e 1-të në vitin e ardhshëm. Kështu që kjo është e paraparë që paga e 13-të paguhet për punëtorët që marrin pagë nga buxheti i shtetit, por që kanë punuar së paku 12 muaj, para se të paguhet paga e 13-të”.

Kabineti i ri qeveritar në mbledhjen e parë pas zgjedhjes, ka miratuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore).

Kjo marrëveshje prek vlerën e 90.3 milionë eurove, ndërsa siç tregoi ministri i Financave, Hekuran Murati, periudha e kthimit është 12 vjet.

“Periudha e kthimit është 12 vjet, norma e interesin zero për qind. Konsideruar rëndësinë e marrëveshjes dhe kushtet e mira financiare ju ftoj ta miratojmë për ta proceduar në Kuvend për ratifikim”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular