HomeRajoniFormimi i qeverisë së re në Kosovë, Kaja Kallas dhe Marta Kos...

Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kaja Kallas dhe Marta Kos urojnë Kurtin: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE!

Advertismentspot_img

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur votëbesimin në Parlament të qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Kos ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe është shprehur se pret me padurim për të vizituar Kosovën.

Kos tha gjithashtu se fokusi i Kosovës tani duhet të jetë në avancimin e reformave të BE-së dhe marrjen e përfitimeve të Planit të Rritjes në Kosovë.

“Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë. Pres me padurim të vizitoj Kosovën së shpejti”, ka shkruar Marta Kos

Edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokim politik.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kallas uroi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës, si dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Pas më shumë se një viti bllokimi politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti! Ajo që ka rëndësi tani është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Kallas.

Gjithashtu ajo thekson se ky është momenti për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Kallas shpreh ndër të tjera edhe gatishmërinë për të organizuar një takim të nivelit të lartë.

“Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, thekson Kos.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstitua mbrëmjen e djeshme. Albulena Haxhiu, e cila ishte propozimi i LVV-së për kryetare të Kuvendit, arriti të marrë votëbesimin e 66 deputetëve dhe të zgjidhet në këtë post. Votëbesimin e deputetëve e morën edhe emrat e propozuar për nënkryetarë të Kuvendit.

Nënkryetarë u zgjodhën: Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar gjithashtu edhe kabinetin e ri qeveritar të kryesuar nga Albin Kurti. Në kabinetin e ri, Glauk Konjufca është Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Fikrim Damka Zëvendëskryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim.

Kabineti përfshin gjithsej 21 ministri, mes të cilave Financat (Hekuran Murati), Mbrojtja (Ejup Maqedonci), Shëndetësia (Arben Vitia), Arsimi (Hajrulla Çeku), dhe Kulturë e Turizëm (Saranda Bogujevci).

Gjatë ekspozesë së tij para deputetëve, Kurti prezantoi prioritetet kryesore të qeverisë së re. Ai premtoi një investim prej 1 miliard eurosh në mbrojtje, përfshirë rekrutimin e ushtarëve të rinj, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe prodhimin e dronëve luftarakë “Made in Kosova”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular