HomeProfilPse Ilir Binaj! nga Bardhi Sejdarasi

Pse Ilir Binaj! nga Bardhi Sejdarasi

Advertismentspot_img

nga Bardhi Sejdarasi
Vërtet, pse duhet të shkruaj diçka për Drejtorin e Përgjithshëm të DPT, Ilir Binaj?

Nuk kam asnjë njohje personale me të, përveç faktit që ai mbase më njeh si gazetar apo komentues të problemeve ekonomike!

Kam pasur rastin dhe privilegjin të kem punuar me pesë drejtorë të përgjithshëm të tatimeve, duke filluar nga Shpëtim Idrizi, Ardian Petollari, Ardian Kamberi, Alfred Prifti dhe Genta Picari ( kjo e fundit nuk më preferoi më shumë se një javë, nuk e kuptova pse?).

Kam fituar njohuri dhe profesionalizëm kur punova si këshilltar dhe drejtor i komunikimit me Prof. Shkëlqim Canin! Dhe për këto arsye them se e njoh, sado pak, sistemin tatimor dhe politikat fiskale!

Po tani shoh diçka tjetër nën drejtimin nga Binaj, të kësaj administrate masive (me më shumë se 1000 të punësuar).

Nuk dua të flas për shkollimin dhe përvojën e tij dhe as t’a krahasoj me paraardhësit! Jo!

Ajo që shoh është një administratë që nuk bën “bujë”, nuk “bërtet”, nuk shfaqet si “xhandar” në dyert e biznesit!

Kam përvoja të jetuara kur është realizuar për herë të parë në Shqipëri ajo që i quajt “aksioni i formalizimit”! Apo “antiinformaliteti”! Më duhet pothuajse çdo ditë të sqaroja kolegët gazetarë se çfarë ishte duke ndodhur! Deri në momentin që një ministër tjetër i kabinetit i thotë kryetarit të qeverisë se “ky aksion po krijonte pakënaqësi dhe duhej ndërprerë”!

Dhe u ndërpre në mes!

Sot shoh diçka tjetër: një mënyrë të re dhe shumë moderne për të kontrolluar informalitetin, jo thjesht nga zyra dhe sistemi, por sektor më sektor dhe degë pas dege të ekonomisë! Nuk ka zhurmë, as “aksion”! Ka vetëm procedura standarte të ligjit!

Pyeta, (për siguri të kësaj që thashë), disa studio ligjore dhe fiskale që asistojnë biznesin! Paska më pak ankime, më pak gjyqe, më pak kontakte me tatimorët! Kjo është gjë e mirë, jo vetëm se ofron një klimë më të mirë biznesi, por edhe se ul kostot e biznesit! Doemos që nuk ecin “vaj” të gjitha punët!

Por, shoh që ka më shumë të ardhura, më pak informalitet, më shumë paga reale të deklaruara etj!

Jo pse e përmenda Ilir Binajn në këtë status!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular