Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energjinë që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese.
Kryeministri Edi Rama tha sot në një postim në rrjetet sociale, se një brez mjekësh të rinj, janë tashmë pjesë e shërbimit shëndetësor parësor në disa prej qendrave shëndetësore nëpër Shqipëri.
Në të gjithë vendin, po vazhdon përfshirja e ekipeve të reja me mjekë dhe infermierë, duke përforcuar shërbimet shëndetësore në spitalet rajonale dhe bashkiake.
Përgjatë viteve të fundit MShMS ka zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik të portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e mjekëve dhe infermierëve.
Punësimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj plotëson nevojat në specialitete të ndryshme në spitalet rajonale dhe bashkiake.








