HomePolitike“SPAK i ka dhënë opozitës kauzë për protesta”- Salianji: Berisha i pamjaftueshëm...

“SPAK i ka dhënë opozitës kauzë për protesta”- Salianji: Berisha i pamjaftueshëm për ndryshimin! PD duhet ripërtërirë me shpejtësi

Advertismentspot_img

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” për të folur mbi protestën e fundit të opozitës, atë të 10 shkurtit ku pati përplasje të forta me policinë.

Salianji theksoi edhe një herë se qeveria Rama ka rënë moralisht, por Berisha është i pamfjatueshëm për të sjellë ndryshimin. Sipas tij, PD ka nevojë për një ripërtëritje urgjente të partisë, gjë që nuk është bërë nga kreu i saj Berisha.

Më tej, ish deputeti tha se do dalë së shpejti me një dokument se si PD-ja mund të jetë fitues dhe do zhvillojë edhe një tryezë politike.

Salianji: Nuk ka sektor që nuk është i rrënuar. Edi Rama rrëzohet edhe me ndihmën e SPAK. SPAK i ka dhënë opozitës kauzë. Kauza që po del opozita, janë kauza që janë kapur nga SPAK. Në këtë rast PD duhet të jetë e qartë. Nuk ndahem me emra të përveçëm, ndahem me ide. Njëherë te shpejtësia e ripërtëritjes së PD. duhet ripërtërirë pas zgjedhjeve, vendimmarrje e gazuar e kryetarit në hartimin e listave, mosrespektimi i kontributeve. Si promovohet karriera në PD, sot? Më të votuarit nuk u futën. Ata që kanë sakrifikuar nuk u futën. A kemi një model? Ndahem te strategjie ma qeverinë. Nuk mund të themi që nuk mundet Edi Rama, është demotivim i votuesit. Të themi nuk e mundim dot ne, thuhet nuk mundet dot, kur vjen fushata do e mundim do e bëjmë copë. Duhet propozim për ndryshim kushtetues siç e ka Maqedonia e Veriut. Qeveri tranzitore sa herë të ketë zgjedhje. 

Sali Berisha e ka fituar me betejë, por sot është i pamjaftueshëm vetë. Për ta sjellë në pushtet i vetëm. Në politikë e përcakton vota. Nuk mund të thuhet, ka disa zona ne ja çojmë me zor kreun e degës. Është treg dhe tregu politik.

E vetmja gjë që ofrojmë është shpresa, besueshmëria. Dhe të thënat e disa të vërtetave. Sot PD është në një depresion. Sot jemi një vit para fushatës të 2027 për bashkiaket. Sot PD duhet të kishte, 61 kandidatë të ndërtonin ekipet, alternativat. Sot e kësaj dite diskutojmë pse kërkoj unë të bëhet PD fituese.

Do dalim me dokument si duhet PD të dalë fituese. Ju ftoj edhe në tryezë si mund të demokratizohen partitë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular