Ndoqa parlamentin sot dhe në fund bëra seriozisht pyetjen: Përse i paguajmë këta njerëz, madje shtrenjtë e me salltanete të tjera veç parasë? Çfarë bënë ata sot në shërbim të shqiptarëve dhe Shqipërisë?
Asgjë!
Vetëm sa u shanë mes tyre, nga më plaku Sali Berisha deri tek më të rinjtë, Sara apo Zeqineja.
Ka kohë që ky institucion e ka humbur vlerën dhe rolin e institucionit. Eshtë një arenë banaliteti sharjesh dhe akuzash.
Nuk ka diskutime për projektligjet. Ata që votojnë “pro”, nuk e dinë pse votojnë “pro”, sepse as kanë lexuar, as dinë çfarë po votojnë. Ata që votojnë “kundër” dinë vetëm se duhet votuar “kundër”, e jo sepse ligji meriton të mos miratohet.
Nuk sillen e diskutohen çështje që kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve. Nuk diskutohen probleme madhore që kanë të bëjnë me shoqërinë, ekonominë, arsimin, mjedisin etj etj. Deputetët e mazhorancës, veçanërisht të rinjtë, janë në një garë se kush të tregojë më shumë zell në sulmet ndaj opozitës, sepse kështu i demonstrojnë besnikërinë atyre që i futën në lista, por edhe sepse janë të tulatur e të frikësuar të përmendin qoftë edhe një problem në zonat nga ku janë votuar.
Çfarë trishtimi, çfarë shkolle politike janë duke bërë këta nxënës të rrahur politikisht!
Kjo legjislaturë ka parlamentin më të dobët, jo thjeshtë nga vlerët politike dhe akademike të deputeteve, pasi kjo është më mizerja edhe se në kohën e komunizmit, por nga përmbajtja e debatit.








