HomePolitikeEngjëll Agaçi tërhiqet nga posti i Sekretarit të KM, zëvendësohet nga Elsonida...

Engjëll Agaçi tërhiqet nga posti i Sekretarit të KM, zëvendësohet nga Elsonida Rama. Vilma Guri emërohet shefe e kabinetit të kryeministrit, zëvendëson Vali Bizhgën

Advertismentspot_img

Engjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen këtë të premte nga posti si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ndonëse ende nuk ka informacione zyrtare për këtë, gazetarja e Tv Klan Elia Zotka ka mësuar se Agaçi është tërhequr për arsye shëndetësore.

Këtë vendim ai e ka njoftuar në mbledhjen e sotme, 13 shkurt, të Këshillit të Ministrave.

Sjellim ndërmend se vitin e kaluar kryeministri Edi Rama publikoi një video me Agaçin, ku bëri me dije se ai kishte patur probleme shëndetësore, madje i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Agaçi e mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë, që prej datës 15 shtator 2013. Pas 13 vitesh, ai do të zëvendësohet nga Elsonida Rama, e cila më parë ka qenë Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Vilma Guri emërohet shefe e Kabinetit të Kryeministrit/
Vilma Guri emërohet shefe e Kabinetit të Kryeministrit, zëvendëson Vali Bizhgën
Një tjetër ndryshim që është vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë është ai për pozicionin e Shefes së Kabinetit të Kryeministrit. Disa muaj pas dorëheqjes së Vali Bizhgës (lexo këtu), në këtë post është emëruar Vilma Guri.

Kjo e fundit deri më sot mbante postin e drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular