HomeOP EDFushat dhe elementët ku pretendohet diskriminim nga qeveria dhe institucionet publike në...

Fushat dhe elementët ku pretendohet diskriminim nga qeveria dhe institucionet publike në 13 vite të qeverisjes të sektit Rama/nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

𝗡𝗲 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱. 𝗙𝗷𝗮𝗹𝗮 𝗽𝗲𝗿 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗲𝗸𝘇𝗲𝗸𝘂𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲 𝗱𝗶𝗸𝘁𝗮𝘁𝘂𝗿𝗲𝘀…

Disa nga fushat dhe elementet ku shpesh pretendohet diskriminim nga qeveria dhe institucionet publike, dhe ku në Shqipëri kjo është evidente gjatë këtyre 13 viteve të qeverisjes së sektit Rama, janë:

1. Punësimi në administratën publike.

Elemente të diskriminimit janë: përkatësia politike, nepotizmi, mosha, diskriminimi gjinor në pozicionet drejtuese dhe diskriminimi ndaj personave me aftësi të kufizuara; aksesi në shërbimet publike; diferencimi sipas zonës gjeografike (ju e keni kaluar diskriminimin edhe në qytete si Vlora dhe të tjera); trajtimi i pabarabartë në shëndetësi dhe arsim; pengesat për komunitetet rome dhe egjiptiane.

2. Përfitimet sociale dhe ndihma ekonomike.

Elemente të diskriminimit janë: shpërndarja selektive e ndihmës sociale, që ju karakterizon ju si qeveri; favorizimi politik i përfituesve; deri edhe te dëmshpërblimi i atyre që u përmbytën; mungesa e transparencës në kriteret e përfitimit; përjashtimi i grupeve vulnerabël.

3. Pjesëmarrja politike dhe qytetare.

Elemente të diskriminimit janë: pengesa totale për opozitën; përdorimi i administratës në fushata nga A tek ZH-ja, nga viti 2013 deri në 2026; presioni mbi punonjësit publikë dhe kufizimi i protestave paqësore, gjë që ju e keni bërë shumë keq ndaj qytetarëve.

Dua të përqendrohem te një çështje e veçantë: diskriminimi qeveritar që lidhet me mosgjetjen e trupave të ekzekutuar gjatë diktaturës.

Forma e këtij diskriminimi:

Ky diskriminim institucional, historik dhe politik i juaji, si vazhdues të Partisë së Punës, është i shfaqur përmes mosveprimit të vazhdueshëm shtetëror, trajtimit të pabarabartë të viktimave dhe mohimit të së drejtës për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Kush janë subjektet e diskriminuara në këto vite nga ju?

Familjarët e personave të ekzekutuar pa gjyq ose me gjyqe politike, familjet e personave të zhdukur me dhunë dhe komunitetet e prekura nga represioni shtetëror.

Dimensioni juridik i diskriminimit:

Mosveprimi juaj si qeveri bie ndesh me parimin e mosdiskriminimit, me detyrimin pozitiv të shtetit për të hetuar zhdukjet me dhunë, si dhe me të drejtat për dinjitet njerëzor dhe të drejtën e familjarëve për informacion dhe drejtësi.

Pse e vendosa këtë çështje në këtë pjesë të seancës, ku po diskutojmë shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/21 të vitit 2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”?

Sepse kjo quhet diskriminim dhe jo vetëm dështim institucional, pasi është selektiv, është i vazhdueshëm në kohë dhe prek një grup specifik, siç janë familjet e viktimave.

Po i drejtoj një pyetje publike ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Gogu, dhe besoj se, jo sot, por në javët në vijim, z. Gogu do të kthejë përgjigje dhe ky debat do të vazhdojë:

Z. Gogu, më 15 nëntor 2018, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 83 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Në nenin 17 të kësaj marrëveshjeje, për hyrjen në fuqi theksohet:

“Kjo marrëveshje hyn në fuqi kur Këshilli i Ministrave të njoftojë ICMP-në se janë plotësuar të gjitha kërkesat ligjore për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje dhe kur ICMP-ja t’i konfirmojë Këshillit të Ministrave marrjen e njoftimit.”

Unë kërkoj këtu publikisht të sillni në Kuvend njoftimet:

– kur Këshilli i Ministrave ka njoftuar ICMP-në;

– kur ICMP-ja ka njoftuar marrjen e njoftimit;

– cila datë konsiderohet hyrje në fuqi e ligjit nga Këshilli i Ministrave;

– dhe në ç’mënyrë është vendosur aktiviteti i ICMP-së në Shqipëri, si dhe fondet që janë përdorur gjatë këtyre viteve.

Jam i bindur se do të vazhdoni si gjithmonë me hipokrizinë qeveritare dhe ky debat do të vazhdojë. Unë do të zbuloj falsitetin tuaj për sa i përket punës, përpjekjeve, kontributit dhe detyrimit ligjor që qeveria ka dhënë dhe që duhej të kishte dhënë për zbulimin e viktimave të zhdukura, të ekzekutuara dhe të pushkatuara gjatë komunizmit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular