Pas sulmit fizik që analisti Berat Buzhala kreu ndaj kolegut të tij nga Kosova, Albatros Rexha, ku i fundit komentoi pas “uljes së gjakrave” se kishte ardhur në emision për të debatuar dhe jo për sherr.
Ai tha se njerëzit e tij nga Kosova pasi kanë parë skenēn live, të shqetësuar janë nisur për në Tiranë. Pas tij për ngjarjen e rēndë ka folur edhe Berat Buzhala, i cili i ka kërkuar falje Rexhës, emisionit dhe shikuesve.
Më pas ndërkohë që janë futur reklamat dy analistët i kanë dhēnë dorēn njëri tjetrit. Që në minutat e para në emisionin “Opinion” të kësaj të enjteje, ndërkohë që po diskutohej për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela janë përplasur edhe fizikisht
Teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe për mundësinë nëse kjo gjykatë mund të shfuqizohet nga shteti i Kosovës, Buzhala në një moment i është afruar Rexhajt dhe e ka goditur në studion e emisionit.
Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.
Rexhaj: Je tu e degradu debatin! Kur e keni kalu këtë amendament, Dhomave Speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. S’e ka votu Albin Kurti!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë. S’je pronar i debatit!
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)







