HomeKronikeTheu masën e sigurisë dhe dhunoi një mjek, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

Theu masën e sigurisë dhe dhunoi një mjek, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

Advertismentspot_img

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe kishte dhunuar një mjek.

I ndaluari, shtetasi Elton Halili 28 vjeç, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, policia thote se ky shtetas eshtë gjithashtu autor i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas, më datë 01.02.2026, ka kanosur shtetasin D. D., në banesën e këtij të fundit.

Më tej, dyshohet se Halili, më datë 08.02.2026, ka vjedhur në një banesë në Yzberisht, ndërsa më datë 10.02.2026, ka vjedhur në 2 kompani në rrugën e fshatit Prush.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Eksponenti”, për kapjen e autorit të dyshuar të 7 rasteve të veprimtarive kriminale.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe dhunoi një mjek, për shkak të detyrës, ndalohet 28-vjeçari në kërkim.

Ky shtetas, gjithashtu autor i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se për shkak të detyrës mjek, ishte dhunuar në rrugë, nga një shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “Eksponenti”, u ndalua shtetasi E. H., 28 vjeç, i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas, më datë 01.02.2026, ka kanosur shtetasin D. D., në banesën e këtij të fundit.

Më tej, dyshohet se shtetasi E. H., më datë 08.02.2026, ka vjedhur në një banesë në Yzberisht, ndërsa më datë 10.02.2026, ka vjedhur në 2 kompani në rrugën e fshatit Prush.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha veprimtarive kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë shtetasi E. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular