HomePolitikeBerisha vijon goditjen e "armikut të brendshëm" në PD, sulm Salianjit dhe...

Berisha vijon goditjen e “armikut të brendshëm” në PD, sulm Salianjit dhe Bashës. Reagon Salianji: Përçarja nuk është alternativë, Partia nuk është pronë private!

Advertismentspot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për qytetarët përmes rrjeteve sociale, vijoi sulmet ndaj “armiqve” Lulzim Basha dhe Ervin Salianjin, duke i quajtur të përdorur nga Rama.

Të njëjtën retorikë Berisha përdori dhe për Dash Sulën.

Duket se Berisha e ka tashmë të qartë moton e tij, “sulmo këdo që kërkon një PD ndryshe”.

Berisha: Natyrisht në kaluam në proces siç e dini ju dhe ky proces u zhvillua me një moto: Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Kjo ishte motoja jonë.
Unë nuk dua të harxhoj kohën e atyre që na ndjekin, por kjo moto ishte e domosdoshme sepse ajo që ndodhi me ne, sigurisht krijoi një përçarje dhe mendoj se ky proces u finalizua. Mendoj se demokratët u bashkuan. Por përsëri mbi bazën e kontributit që kanë unë nuk ja mohoj asnjeriu.
Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.
Mund të thuash janë deshër të errësirës. E patë se çfarë bëri Dash Sula.
Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri.

Ervin Salianji i është përgjigjur kryetarit të PD, Sali Berisha i cili e sulmoi duke u shprehur se Salianji s’ka asnjë lidhje me PD.

Në një postim në rrjetin social facebook, Salianji thotë se PD nuk është pronë private dhe se ai nuk ka asnjë nevojë të provoj lidhjen time me Partinë Demokratike.

Reagimi i plotë

Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe. Ajo është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, për lirinë dhe për përballjen me Edi Ramën. Lidhja me të nuk matet me vula e deklarata, por me qëndrime, me përballje reale dhe me fitore përballë regjimit të korrupsionit”, shkruan Salianji.

Nuk kam asnjë nevojë të provoj lidhjen time me Partinë Demokratike. Kontributi im, beteja ime, sakrifica që kam si pakkush janë publike dhe të njohura për çdo demokrat.

Partia Demokratike nuk është pronë personale dhe as instrument për të mbytur mendimin ndryshe. Ajo është shtëpia politike e mijëra demokratëve që kanë sakrifikuar për pluralizmin, për lirinë dhe për përballjen me Edi Ramën. Lidhja me të nuk matet me vula e deklarata, por me qëndrime, me përballje reale dhe me fitore përballë regjimit të korrupsionit.

Sot qytetarët nuk pyesin kush përjashton kë. Ata pyesin pse opozita nuk fiton. Pse nuk frymëzon? Pse nuk organizohet si alternativë qeverisëse, por mjaftohet me retorikë dhe justifikime.

Shqipëria ka nevojë për një opozitë që fiton, jo për një opozitë që konsumon energjinë në përplasje të brendshme. Ka nevojë për hapje, për riorganizim dhe për lidership që bashkon, jo që ngushton.

Unë do të vazhdoj takimet me demokratët dhe do të paraqes një platformë konkrete për ta bërë Partinë Demokratike më të fortë, më të hapur dhe më konkurruese. Askush nuk mund ta përjashtojë vullnetin e demokratëve për ndryshim.

Qetësia, përgjegjësia dhe vendosmëria janë rruga ime.

Përçarja nuk është alternativë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular