HomeKronikeDerbi Partizani-Tirana, Policia njofton masat: Rrugë të bllokuara dhe kontrolle para stadiumit

Derbi Partizani-Tirana, Policia njofton masat: Rrugë të bllokuara dhe kontrolle para stadiumit

Advertismentspot_img

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të dielë se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes që pritet të zhvillohet sot mes ekipeve Partizani dhe KF Tirana, në orën 16:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit përfshijnë: Sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Lekë Dukagjini”, rrugën “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit.

“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara.”, thuhet në njoftim.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.

– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Nuk lejohen grumbullimet, çdo tifoz me kartë ID-je

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor (të shoqëruar me dokument identifikimi).

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular