HomePolitikeKlevis Balliu takon në Mynih drejtorin e FBI për Sigurinë Kibernetike të...

Klevis Balliu takon në Mynih drejtorin e FBI për Sigurinë Kibernetike të SHBA. Ja çfarë diskutoi me Brett Leatherman

Advertismentspot_img

Deputeti i PD dhe nën/Kryetari i Komisionit të Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen është takuar ne konferencën e Sigurisë në Mynih me Brett Leatherman, Drejtor i Divizionit Kundër Krimit Kibernetik në Byronë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Balliu e ka informuar zyrtarin e lartë amerikanë në lidhje me implikimin e krimit të organizuar në segmentet e sigurisë kibernetike në Shqipëri duke ju referuar këtu skandalit të AKSH-it dhe të Drejtorisë të Krimit Kibernetik në lidhje me Ergys Agasin. Balliu ka shprehur gjithashtu se opozita do vazhdoj të denoncojë të gjitha lidhjet e krimit me politikën, e në veçanti të luftojnë për te mbrojtur Sigurinë Kombëtare. Zoti Balliu deklaroi se Opozita e Shqipërisë mbështet plotësisht SHBA dhe luftën e saj kundër karteleve

Statusi i Klevis Balliut
Kënaqësi të takoja Brett Leatherman, Drejtor i Divizionit Kundër Krimit Kibernetik në Byronë Federale të Hetimit (FBI) të SHBA

Gjatë bisedës sonë e informova mbi shqetësimet serioze për situatën e sigurisë kibernetike në Shqipëri, veçanërisht për lidhjet e dyshuara të elementëve të krimit të organizuar me struktura brenda Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe për skandalin e AKSHI-t, ku përmes manipulimit të tenderave publikë dhe kapjes së sistemeve dixhitale kanë përfituar subjekte të lidhura me kartelet e drogës.

Theksova se kur infrastruktura dixhitale bie nën ndikimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, rrezikohen ekonomia, siguria kombëtare dhe proceset demokratike. Lufta kundër krimit kibernetik dhe pastrimit të parave kërkon bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë, ndaj mbështetja dhe ekspertiza e SHBA janë jetike për të garantuar institucione të sigurta dhe funksionale për qytetarët shqiptarë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular