HomeKryesoreKryeministri i Shqipërisë vizitë në Kosovë/Ja çfarë u diskutua në takimet e...

Kryeministri i Shqipërisë vizitë në Kosovë/Ja çfarë u diskutua në takimet e Edi Ramës me Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Advertismentspot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti më 16 shkurt në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë takimit, dy liderët diskutuan për marrëveshjet bilaterale ekzistuese, zgjerimin e tyre në fusha të reja dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërqeveritar e ndërshtetëror.

Kurti bëri të ditur se në fokus ishin edhe sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë, duke theksuar angazhimin për t’u shërbyer qytetarëve të të dy vendeve përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Para takimit me Kurtin, Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit zyrtar, bisedimet u përqendruan në koordinimin politik dhe institucional, intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe rolin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë në nisma ndërkombëtare që promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vizita e Ramës në Kosovë vjen në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë, ndërsa të dy palët riafirmuan vullnetin për thellimin e partneritetit ekonomik dhe zhvillimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular