HomePolitikeRama: Gati ndryshimet ligjore, s’mund të pezullohet një ministër. Sot mblidhet grupi...

Rama: Gati ndryshimet ligjore, s’mund të pezullohet një ministër. Sot mblidhet grupi i PS, çfarë pritet të diskutohet. Reagon Berisha

Advertismentspot_img

Mazhoranca socialiste ka vendosur të ndërhyjë me ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, pas pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se të hënën do të depozitohet një nismë ligjore që synon të adresojë atë që ai e cilësoi si “boshllëk” në nenin 242, lidhur me masat e sigurimit ndaj anëtarëve të qeverisë.

Sipas Ramës, pezullimi i një ministri për shkak të një mase sigurimi penal nuk duhet të paralizojë funksionimin e ekzekutivit. Ai theksoi se pavarësia e gjyqësorit duhet respektuar, por nuk mund të cenojë kompetencat kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ për emërimin apo shkarkimin e ministrave.

Nisma do të depozitohet me firmat e Ramës, kreut të grupit parlamentar Taulant Balla dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Fillimisht ajo do të prezantohet në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që pritet të zhvillohet të hënën në orën 09:00, në prani të mediave.

Çështja lidhet me vendimin e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku gjyqtari Erjon Çela vendosi pezullimin e Ballukut nga detyra, pasi ajo u mor e pandehur për “shkelje të barazisë në tendera”, në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe hetimet për tenderin e Unazës së Madhe.

Ndërkohë, Rama njoftoi se më 19 shkurt do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në takimin themelues të “Bordit të Paqes” në Uashington, me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump, ku sipas tij Shqipëria do të jetë shtet themelues.

Në të njëjtën kohë, tensionet politike mbeten të larta. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar vijimin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa takimi i radhës i opozitës është paralajmëruar për 20 shkurt para Kryeministrisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për ndryshime ligjore mbi pezullimin e ministrave.

Berisha e cilësoi këtë si një akt të paprecedentë, duke akuzuar Ramën se po përpiqet të krijojë mburojë ligjore për veten dhe qeverinë përballë vendimeve të gjykatave. Ai kundërshtoi pretendimin për funksione të padelegueshme dhe paralajmëroi se protesta e 20 shkurtit do të vijojë kundër qeverisë, pas debatit të nisur për pezullimin e Belinda Balluku.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular