10 kompanitë më të mëdha në Kosovë realizojnë rreth 2.5 miliardë euro qarkullim në vitin 2025, një rritje e ndjeshme krahasuar me 2024, kur totali ishte afërsisht 2.21 miliardë euro.
Dhjetë kompanitë më të mëdha në Kosovë realizojnë rreth 2.5 miliardë euro qarkullim në vitin 2025, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2024, kur totali ishte afërsisht 2.21 miliardë euro.
Këto të dhëna bazohen në modelimet e Data4X, ende pa u publikuar pasqyrat financiare të audituara për vitin 2025.
Struktura e tregut nuk ka ndryshuar dukshëm: energjetika, retail-i dhe derivatet mbeten tri shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
Këta sektorë po e konsolidojnë kapitalin dhe po e ruajnë dominimin në listën e kompanive me të ardhurat më të mëdha, duke lënë pak hapësirë për hyrje të reja.
Në bazë të këtyre të dhënave del se kompania turke, Kosovo Calik Limak Energy, është kompania më e madhe në vend me qarkullim, ku krahasuar me vitin e kaluar qarkullimi i saj është rritur për 19% apo nga 366 milionë në 2024 në 437 milionë euro në 2025.
Në vendin e dytë është VivaFresh Store me 393 milionë, pastaj ELKOS me 247 milionë, HIB Petrol me kompanitë e tjera të përbashkëta me 236 milionë, Proex (Intrex) 235 milionë, Ex FIS me 220 milionë, KEK me 200 milionë, Noa Energy Trade me 185 milionë, Bucaj me 175 milionë dhe hyrja e re në top 10-she, AlbaPetrol Group 162 milionë euro.
Megjithatë, industria prodhuese ka shënuar rritjen më të madhe krahasuar me vitin 2024 – një sinjal se në vitet në vijim mund të bëhet pjesë e “Top 10”-shes së kompanive më të fuqishme.
Sipas këtij raporti Kosovo Çalık Limak Energy – €437 milionë (nga €366M në 2024) +19%. Viva Fresh Store – €393 milionë (nga €331M) +19%. ELKOS – €247 milionë (nga €243M) +2%. HIB Petrol – €236 milionë (nga €215M) +9.8%. Proex – €235 milionë (nga €223M) +5.4%. Ex FIS – €220 milionë (nga €214M) +3%. KEK – €200 milionë (nga €195M) +3%. NOA Energy Trade – €185 milionë (nga €195M) -5%. Bucaj – €175 milionë (nga €191M) -8% dhe Albapetrol Group – €162 milionë (nga €131M) +24%.








