HomeKulture4 vjet, nga kalimi në përjetësi, e kujton Bujar Leskaj: Bardhyl London,...

4 vjet, nga kalimi në përjetësi, e kujton Bujar Leskaj: Bardhyl London, poet, shkrimtar, mik e politikan i jashtëzakonshëm

Advertismentspot_img

Nga Bujar Leskaj
4 vjet, nga kalimi në përjetësi, i poetit dhe shkrimtarit, mikut fisnik, Bardhyl Londo, i cili u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare, pas një beteje të pabarabartë me një sëmundje të rëndë.
Bardhyl Londo la pas një pasuri të madhe letrare; krijues i qindra vargjeve për dashurinë dhe ndjenjat njerëzore, është autor i dhjetëra librave me poezi, këngëve, autor i lirikave, të cilat kanë hyrë në fondin e artë të letërsisë shqiptare. Ai i mësoi lexuesit të lexonin poezinë nëpërmjet shpirtit.
Lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për “Gjuhë dhe letërsi” në Universitetin e Tiranës. Punoi për disa vite mësues në Përmet. Më vonë, u angazhua si redaktor pranë gazetës “Drita”.
Ai ishte një ndër emrat më të rëndësishëm të poezisë shqipe dhe ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Është vlerësuar me shumë çmime kombëtare, me të fundit në vitin 2021, për vëllimin poetik “Prill i hidhur” si vepra më e mirë poetike.
Bardhyl Londo ishte deputet i Partisë Demokratike në vitet e vështira 1997- 2005, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe kontribues i jashtëzakonshëm në hartimin e politikave kulturore të PD.
Londo ishte poet i angazhuar. Poezitë e tij ishin frymëzuese në vitet 1990, kur u bënë refren i ndryshimit të madh demokratik.
Këshilltar në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës në vitet 2005- 2013, duke qenë ideator i politikave bashkëkohore në kulturë.
Bardhyl London e kisha mik të ngushtë që prej vitit 1998. Nga këshillat e tij të vyera për jetën kam mësuar shumë edhe në periudhën shtator 2005- mars 2007 kur bashkëpunuam në ministri.
Bilanc
Fitimtarët-
fitimtarë.
Të mundurit-
të mundur në përjetësi.
Në qoftë kështu
mos na ardhsh kurrë demokraci !

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular