Sipas njoftimit, deri në darë 20 shkurt, qarkullimi i mjeteve do të jetë i pjesshëm, duke u bërë me një sens lëvizje
Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një lajmërimi sot në datë 18 shkurt njofton se në aksin Elbasan-Qafë Thanë po kryhen punime.
Sipas njoftimit, deri në darë 20 shkurt, qarkullimi i mjeteve do të jetë i pjesshëm, duke u bërë me një sens lëvizje.
Kërkohet mirëkuptimi i drejtuesve të mjeteve për situatën.
Njoftimi i ARRSH-së:
Në zbatim të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”, në zonën e Mirakës kanë filluar punimet e shtrimit me binder🚜me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks📈
⚠️Punimet do të zgjasin deri më datë 20 shkurt.
🚘Ju njoftojmë se në këtë segment, gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje.
🙏Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës!







