HomeKultureArti dhe ekologjia bëhen bashkë në Tiranë. Hapet ekspozita “Mama Mother Nature”...

Arti dhe ekologjia bëhen bashkë në Tiranë. Hapet ekspozita “Mama Mother Nature” e Leyla Aliyeva në COD

Advertismentspot_img

Kryeqyteti shqiptar është bërë pjesë e dialogut global për mjedisin përmes artit. Në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog, kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e projektit ndërkombëtar “MAMA, Mother Nature”, një nismë e ideuar nga Leyla Aliyeva, vajza e presidentit të Azerbajxhanit, ekspozitë e cila promovon mbrojtjen e mjedisit.

Ekspozita u çel një ditë para se kryeministri Rama të nisej për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Gjatë fjalës së tij, veç vlerësimeve për këtë event, Rama u ndal edhe te sqarimi përse një prej veprave të tij është pjesë e ekspozitës.

“Veprat e mia i ekspozoj në vende të tjera.
Nuk i ekspozoj në këtë vend sepse është konflikt interesi. Vepra ime që është ekspozuar është pjesë e arkivës së Lejlës dhe ajo ka vendosur ta përfshijë”, 
tha Rama.

Ekspozita nuk vjen thjesht si një galeri imazhesh, por si një thirrje për reflektim mbi marrëdhënien e njeriut me Tokën.

Ky edicion në Tiranë, i mbështetur nga Ambasada e Azerbajxhanit, pason rrugëtimin e suksesshëm të këtij projekti në metropole si Londra, Roma, Berlini dhe Baku. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në COD për rreth një muaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular